Këngëtarja Shyhrete Behluli ishte e ftuar në emisionin e showbizzit Mirage këtë të premte.
Shyhretja foli për karrierën e saj në muzikë, jetën private si dhe të rejat rreth angazhimeve në muzikë.
Vitin e kaluar Shyhretja martoi djalin e madh, dasëm kjo që bëri bujë të madhe në mediet tona dhe se edhe sot vazhdon të përfolet shumë në medie reja e saj, Learta.
Ajo tash po pret fëmijën e saj të parë, kurse në lidhje me atë se si po ecën shtatzënia e Leartës tregoi vjehrra Shyhretja.
“Unë po ndihna shumë mirë për shtatzëninë e saj. Është fëmija i parë dhe me rëndësi është shëndeti dhe jo gjinia”.
“Shtatzënia po i ecën shumë mirë”, ka thënë Shyhretja. /Lajmi.net/