Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Djalit të sëmurë nuk i shkon askush për ditëlindje, befason ajo që bën gjyshja e tij (Foto)

Jetë 04/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Festat e ditëlindjeve janë diçka që çdo fëmijë do ta ketë sa më të veçantë dhe ta kalojë me sa më shumë shok e shoqe. Por për Geral Hamilton nuk ka ndodhur aspak kështu.

Vogëlushi organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 9-të, ku mamaja e tij shkroi 30 ftesa për shokët e tij të klasës, por vetëm 12 i thanë që do ishin prezentë, por në ditën e lindjes as ata nuk u paraqitën, transmeton Indeks Online.

Duke parë dëshpërimin në sytë e të birit, nëna e djalit mori mundimin ti pyeste të ftuarit për arsyen pse nuk kishin ardhur dhe ata iu përgjigjën që Geraldi është i vonuar dhe nuk mund të përshtaten me të.

Gerald Hamilton ka bërë 5 operacione në kafkë si shkak i zgjerimit të saj për shkak të një anomalie. Ai përjetoi një vonesë të vogël të zhvillimit dhe të mësuarit, diçka që prindërit tij e konsiderojnë si një pengesë për shoqërizimin e tij.

Pas kësaj ngjarje të trishtuar ku ditëlindja e vogëlushit u shkatërrua nga miqtë e tij, gjyshja e Gerald, Amelia Lara postoi në rrjetet sociale një mesazh të fortë ku tregon atë çfarë ndodhi me nipin e saj, paragjykimin dhe trishtimin që e kaploi atë.

Gjyshja e tij kërkon që të gjithë njerëzit që bashkohen me këtë rast ti dërgojnë nipit të saj kartolina urimi në mënyrë që të ndihet më mirë. Por mesazhi mori përmasa të mëdha dhe familja nuk e kishte menduar asnjëherë këtë. Mesazhi u bë viral dhe madje Geraldi mori dhurata nga e gjithë bota dhe atij ju organizua një festë surprizë edhe nga këshilli i qytetit./

Artikulli paraprakFormula që kalkulon se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj
Artikulli i rradhës Mënyrat natyrale si të parandaloni fërkimin e kofshëve gjatë verës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.