Stresi dhe trauma e këtyre prindërve pas vdekjes së foshnjës së tyre është e paimagjinueshme.
Për ta mbajtur gjallë kujtimin për vajzën e tyre, Evlyn, nëna e saj 21 vjeçare, Charlotte Szakasc shkruajti në faqen e saj në facebook: “E dua engjëllin tim të bukur, Evlyn Szakacs…”
Charlotte, pati lindje cezariane në Yorkshire, Angli, me 31 dhjetor.
Charlotte dhe Attila Szakacs kanë qenë të informuar se vajza e tyre kishte çrregullime në kromozome gjatë javës së 20 të shtatzënisë, transmeton lajmi.net
Foshnja lindi me peshë 5 pound me çrregullime në kromozome. E pas lindjes, gjërat nuk shkuan mirë.
“Gjëja e fundit që dëshiron për fëmijën tënd është ta shohësh atë të sëmurë, dhe edhe pse neve na është thënë se ajo nuk do të mund të marrë frymë pa ndihmë mjekësore, ne ende kishim shpresa se ajo do t’ia dilte mbanë” tha Charlotte.
Për të mbijetuar, foshnja është dashur të lidhet me ventilator menjëherë pas lindjes, dhe menjëherë pasi erdhi në jetë, nëna e saj nuk mundej as ta mbante atë në duar për shkak të gjendjes.
Në javën e dytë pas lindjes, gjendja e saj u bë kritike, kështu që ishte vendimi i prindëve nëse do ta lejonin atë të vdiste në spital apo ta dërgonin në bujtinë që të vdiste paqësisht.
Foshnja vdiq pak minuta pasi ia hoqën tubat, në krahët e prindërve të saj, katër javë pas luftës për mbijetesë.
Çifti kaloi 12 ditë me fëmijën e tyre të vdekur, duke e ruajtur në një frigorifer në bujtinë. Më pas, e dërguan në shtëpi edhe për katër ditë të tjera.
Për tërë këto ditë, çifti e ka nxjerrë foshnjën për shëtitje, dhe natën e fundit para se varrosnin, foshnja ‘kishte fjetur’ në shtratin e saj, të cilin çifti ia kishin blerë.
Sipas një eksperti, kalimi i kohës së prindërve me foshnjet e tyre janë shumë normal. Sipas tij, ata madje e mbajnë deri në një muaj foshnjën e tyre të vdekur. /Lajmi.net/