Një materie kimike e ndaluar që përdoret në shishe dhe gota për bebe, ende po vazhdon të përdoret në shumë lodra të dhëmbëve, zbulon një studim i fundit shkencor.
Studiuesit nga SHBA, të cilët testuan një numër të madh të lodrave të tilla, zbuluan se të gjitha këto përmbajnë bisphenol-A (BPA) dhe disa kemikale të tjera, transmeton Gazeta Shneta.
Testimet e bëra në kafshë të ndryshme, kanë rezultuar se endocrine-disruptors, ndërhyjnë në hormone dhe shkaktojnë dëme në zhvillimin dhe produktivitetin neurologjik të fëmijës.
Megjithëse shumica e këtyre lodrave për dhëmb, kishin të shkruar se nuk përmbajnë materie toksike apo kimike, studimi kishte gjetur në përbërjen e tyre pikërisht ato. Përdorim ky, i ndaluar në SHBA dhe në disa vende të Europës.
Lodrat në fjalë përdoren për të zbutur mishin e dhëmbëve, kur këta të fundit fillojnë të paraqiten, pra rreth moshës 3 deri në 7 muaj.
Prandaj, për shkak të arsyes që bebet thithin lodrën e dhëmbëve, prezenca e këtyre kemikaleve të dëmshme, shkakton shqetësim tek shkenctarët.
Gjatë këtij studimi, janë analizuar 59 mostra, për gjetjen e 26 materieve kimike potenciale, thekson tutje studimi në fjalë.
Ndërsa, sa i përket rezultateve, ato janë publikuar së fundi edhe në të përditshmen, Environmental Science & Technology. /Gazeta Shneta/