Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Dridhesha kur takova nënën për herë të parë, pse s’guxova ta pyes kurrë për tim at”

Jetë 06/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Historia e saj është e denjë për një roman apo novelë dhe 57-vjeçarja Lumturie Kodra ka vendosur ta ndajë sot me publikun shqiptar pa droje, pa pasur frikë nga paragjykimet, reale, ashtu siç e ndan shpesh në librat që shkruan.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, Lumturia tregoi se u rrit në jetimoren e Korçës, sepse ishte fryt i një lidhje të nënës së saj, të cilën e takoi për herë të parë në moshën 11-të vjeçare.

Që nga fëmijëria e vështirë, tek dy martesat fatkeqe, pasi të dy bashkëshortët i kanë vdekur, Lumturia rrëfen dramën e saj dhe ka një mesazh për të gjitha femrat, sepse pas këtij momenti kërkon të dalë nga depresioni i thellë dhe njeh një tjetër person që e mashtron.

“Nëna ime më braktisi që në moshën 2 vjeçare. Kur isha 11-vjeç erdhi nëna dhe më takoi për herë të parë. Deri në moshën 10 vjeçare isha alegro e ndjeshme, mezi prisja ta njihja nënën. Dridhesha atë ditë, brenda vetes e prisja që do më vinte. Ajo e përlotur, në sytë e saj pashë vuajtje, trishtim, ngjaja shumë me të… Kur kam shkuar për herë të parë në shtëpinë e nënës ajo ishte aq e varfër sa kur shkova ta takoj më dha bukë me uthull e sheqer. Unë nuk shkova kurrë në plazh si shoqet e mia, punova tokën që të mund ta kënaqja nënë time, i bleva asaj një fustan, tregon mes lotëve Lumturia.

Momentet e takimit me nënën ajo i tregon me detaje ashtu edhe faktin që pengu më i madh që ka në jetë është fakti që nuk e takoi kurrë të atin.

“Deri kur dola në jetë s’kisha guxim t’i thosha se kush ishte babai im. Dikush thoshte ka lindur me një kosovar, ka qenë mashkull i bukur dhe inteligjent. Këtë nuk ia kërkova kurrë të ma thoshte…”,- rrëfen Lumturia. /BW/

Artikulli paraprakBebja nuk ishte në gjendje të ecë pasi u zgjua nga gjumi, pasi i ndodhi diçka e tmerrshme
Artikulli i rradhës Disa truqe të grimit që kurrë nuk i keni dëgjuar më parë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.