Shalqiri është ndër ushqimet që gjatë ditëve të nxehta konsumohet në një masë vërtetë të madhe, kjo sepse 95% e tij është ujë dhe është shumë freskues.
Një vajzë që kishte dalë për të tregtuar, mori një shalqi, por kur erdhi në shtëpi u befasua me që ngjyra e tij brenda ishte e verdhë.
Shumë njerëz nuk kanë pasur rastin të shohin një lloj të tillë të shalqirit, por që kjo është një gjë më se normale.
Në shije, shalqiri i verdhë është më i ëmbël dhe ka një shije pak a shumë si mjalti.
Ky produkt është shumë i kërkuar në tregjet globale./Kosovarja/