Burri kishte planifikuar gjithçka që të dashurës së tij t’ia shtroj një iftar të veçantë.
Në veturën e tij i ka organizuar të gjitha gjërat që i duhen për ta realizuar befasinë, shkruan Gazeta Shneta.
Tavolinën me dy karrige, pjatat dhe gotat, ushqimin, e mbase edhe hurmat për ta ‘prishur’ agjërimin.
E ka zgjedhur një vend që s’do ta mendonte askush. Ndërtesën e parkingut afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ai e parkoi veturën mbi çati, e shtroi tavolinën me ushqim dhe të vetmuar hëngrën iftarin.
Dikush u kujdes që me këto fotografi t’ua ruaj këtë kujtim të bukur.
Ky çift mund të quhet romantik, por edhe të devotshëm në besimin e tyre. /Gazeta Shneta/