Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta përdorni uthullën e mollës për të trajtuar diabetin dhe ulur nivelin e sheqerit në gjak

Jetë 11/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një studimi publikuar në revistën shkencore Journal of Functional Foods, përdorimi i uthullës së mollës vjen me shumë përfitime shëndetësore të cilat duket se janë lënë në hijë nga maskat dhe recetat e bukurisë që kanë për bazë këtë eliksir.
Mineralet dhe vitaminat e gjendura në uthullën e mollës nuk janë të mira vetëm për flokët e lëkurën, pasi vetitë kuruese të këtij lëngu magjik janë gjithashtu të shumta. Një nga sëmundjet që mund të parandaloni apo dhe të trajtoni me uthullën e mollës është diabeti i tipit 2.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se pirja e një përzierje 1:2 uthull molle: ujë përpara vaktit të drekës ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak me 6% dhe e mban në normë.

Uthulla e mollës është e pasur me vitamina E, A dhe minerale si magnez, hekur, kalcium etj dhe më poshtë do të lexoni disa përfitime të tjera të saj.

Ndihmon për t’u dobësuar : Nëse po përpiqeni të humbisni disa kile, është koha të nisni të përdorni uthullën e mollës. Studimet kanë treguar se ky lëng të jep ndjesinë e ngopjes dhe ul gjithashtu indeksin e glicemikës nga ushqime me shumë karbohidrate. Mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur duke pakësuar lëshimin e glukozës tek enët e gjakut.

Përmirëson tretjen : Pektina tek uthulla e mollës ndihmon tretjen e ushqimit. Hidhni pak uthull molle tek sallata kur keni probleme me tretjen.

Rrit energjinë : Uthulla e mollës rrit gjithashtu nivelet e energjisë. Nëse doni të shmangni kafeinën gjatë punës, shtoni vetëm pak uthull molle në një gotë me ujë për të fituar energji dhe për të qenë në formë .

Rrit imunitetin : Duke shtuar kaq shumë vitamina dhe minerale të shëndetshme tek sistemi imunitar, ju e bëni më të fortë atë që të përballojë sëmundje të ndryshme. Nëse nuk ndiheni mirë, konsumoni një lëng të ngrohtë me uthull molle, kanellë, limon dhe mjaltë.

Artikulli paraprakJa çfarë ndodh nëse lyeni gishtat me pastë dhëmbësh/ Video
Artikulli i rradhës Udhëzime të reja për trajtimin e infeksioneve të veshit tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.