Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejt fundit gjykimi për banderolat e ilaçeve, prokurorja: Të akuzuarit janë fajtorë

Lajme 12/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

U paraqit fjala përfundimtare në gjykimin për dhënien e banderolave të ilaçeve një kompanie që me to, sipas aktakuzës, nxori në treg barna të Kinës.

Në gjykimin e tre zyrtarëve dhe pronarit të një kompanie për banderolat e ilaçeve u dha fjala përfundimtare.

Prokurorja Mirushe Llugiqi tha se gjykimi e ka vërtetuar fajësinë e të akuzuarve.

“Konsiderojmë se me rastin e vlerësimit të gjithanshëm dhe të drejtë të mbrojtjes së të pandehurve, dëshmisë së dëshmitarëve si dhe provave të elaboruara, administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, pa mëdyshje u vërtetua se të pandehurit e kanë kryer veprën penale ashtu siç është përshkruar në këtë aktakuzë”, tha prokurorja Llugiqi.

Haki Ejupi, Bersan Kolgeci e Ilir Dushi, tre zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa Edon Hajrullaga, pronari i kompanisë “Prima Pharm” ngarkohet për prodhim të ndaluar.

Më tutje gjatë fjalës përfundimtare, Muhamet Shala, avokati i Bersan Kolgecit tha se i mbrojturi i tij nuk ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

“Në bazë të provave të administruara në seancën për shqyrtimin kryesor pa mëdyshje është vërtetuar fakti se klienti im Bersan Kolgeci nuk e ka kryer veprën penale e cila në bazë të aktakuzës padrejtësisht i vihet në barrë. Në veprimet e klientin tim Bersan Kolgeci nuk inkorporohet asnjë veprim i vetëm inkriminues, përkundrazi rekomandimi të cilin ai e ka lëshuar është i ligjshëm” , tha avokati Shala.

Prokuroria pretendon se Kolgeci si drejtori i Departamentit Ligjor të Agjencisë së Produkteve Medicinale kishte rekomanduar lëshimin e banderolave për 18 produkte kompanisë farmaceutike “Prima Pharm”, duke i mundësuar asaj që t’i nxjerrë në treg barnat e importuara nga Kina më 23 mars 2013.

Nikë Shala, avokati i Ilir Dushit tha se aktakuza ndaj të mbrojturit të tij është ngritur pa fakte.

“Që nga fillimi i procedurës dhe hetimet e zhvilluara në këtë çështje penale ndaj të mbrojturit tim aktakuza është ngritur në bazë të supozimeve, e jo provave materiale siç bazohet edhe një vendim gjyqësor”, tha Shala.

Ndërsa Osman Havolli, avokati i Haki Ejupit tha se në aktakuzë nuk është cekur se ekziston diku ndonjë dëm.

“Vepra si vepër duhet ta kemi kur ekziston vepra penale e kemi edhe pasojën juridike, nëse nuk e kemi pasojën juridike atëherë nuk mund të bëhet fjalë për veprën penale për të cilën pretendojmë” tha Havolli.

Skender Musa, avokati i Edon Hajrullagës të akuzuarit i konsideroi viktima të politikës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Bersan Kolgeci, Ilir Dushi dhe Haki Ejupi nga Prokuroria akuzohen që si persona zyrtarë në AKPPM, lëshuan 435.124 banderola të barnave për kompaninë “Prima Pharm”, drejtor i së cilës është i akuzuari tjetër Edon Hajrullaga.

Kolgeci, Dushi e Ejupi akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa Edon Hajrullaga për prodhim të ndaluar.

Sipas Prokurorisë, Bersan Kolgeci, që ishte drejtor i Departamentit Ligjor në Agjencinë e Produkteve Medicinale i kishte rekomanduar drejtorit të Administratës së kësaj Agjencie që t’i lëshonte banderola për 18 produkte medicinale kompanisë “Prima Pharm”, duke i mundësuar asaj që t’i nxjerrë në treg barnat e importuara nga Kina më 23 mars 2013.

Prokuroria pretendon se Kolgeci nuk është dashur ta lëshonte një rekomandim të tillë për arsyen se sipas saj kompania “Prima Pharm” nuk ka qenë e certifikuar me PMP- Praktikën e Mirë Prodhuese. /Kallxo.com/

Artikulli paraprakKëto nuk janë foshnje, janë kukulla që kanë ngjallur reagime (Foto)
Artikulli i rradhës Këto janë ndryshimet ndërmjet lindjes natyrale dhe asaj me stimulim

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.