Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë ndryshimet ndërmjet lindjes natyrale dhe asaj me stimulim

Këshilla për shtatzëna 12/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekzistojnë disa shtatzëni, në të cilat lindja me stimulim është një kusht i domosdoshëm. Kryesisht kjo mënyrë aplikohet në rastet kur vihet në rrezik shëndeti i fëmijës ose i nënës, situatë e cila do të zgjidhet duke stimuluar lindjen.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në rastet kur termini i lindjes ka kaluar dhe nëna nuk ka ende asnjë shenjë lindje. Në momentet e fundit të shtatëzanisë duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj gjinekolog në mënyrë që të monitoroni vazhdimisht fëmijën tuaj.

Nëse termini i shtatëzanisë ende nuk ka ardhur dhe fëmija është në kushte normale brenda uterusit, nuk duhet të kërkoni apo pranoni një lindje me stimulim, e cila sigurisht që paraqet pasojat e saj fizike dhe psikologjike. Ndërkohë po ju paraqesim disa nga ndryshimet kryesore midis lindjes natyrale dhe asaj me stimulim.

Duhet të dini se lindja me stimulim shoqërohet nga kontraksione më të forta se ajo normale, kjo pasi nxitja e detyruar është e ndryshme nga ajo hormonale, për të cilën trupi përgatitet duke sekretuar kortizolin. Stimulimi i dhimbjeve mund të jetë diçka që mund të ndikojë negativisht edhe në aspektin psikologjik, duke ndikuar gjithashtu edhe në mënyrën e perceptimit të dhimbjeve nga gruaja.

Gjatë një lindje normale, pra në të cilën dhimbjet kanë ardhur natyrshëm, trupi mund të kalojë shumë orë nën efektin e dhimbjeve, të cilat vijnë duke u intensifikuar gradualisht, gjë e cila mund të shkaktojë përjetimin e tyre për orë të tëra.

Edhe pse kjo mund të duket si diçka negative, nuk është e tillë pasi trupit të gruas “i jepet” mundësia të mësohet në mënyrë graduale me rritjen e intesitetit. Ndryshe ndodh me lindjen e stimuluar, e cila monitorohet vazhdimisht nga personeli mjekësor. Pasi është bërë doza e parë duhet të pritet maksimumi për 6 orë dhe më pas të vazhdohet me dozën e dytë (në qoftë se e para ka dështuar), dhe pastaj me të tretën, duke e detyruar trupin t’i nënshtrohet një stresi për të cilin nuk është i përgatitur.

Stimulimi ndonjëherë mund të dështojë, ndërsa lindja spontane asnjëherë, dhe kjo ndodh pikërisht për shkak të kohës që duhet respektuar.

Pra mund të ndodhë që në momentin e injektimit të dozave të duhura, mjeku ta shikojë të arsyeshme të çajë membranat në mënyrë manual, të injektojë oksitocinën, të bëjë hapjen në mënyrë manual e me rradhë, gjë e cila tek lindja spontale natyrale nuk ndodh. Gjatë kësaj mënyre lindje nuk është e nevojshme matja e kohës gjatë çdo veprimi, duke kontrolluar vazhdimisht mirëqënien fetale.

Gjatë një lindje me stimulim gruaja duhet të marrë një infusion venoz, që e cila e limiton mundësinë e saj për të lëvizur, ndërsa gjatë një lindje natyrale spontane gruaja i ka krahët e lirë dhe është e lirë gjithashtu edhe për të ecur, për të bërë dush (nëse ka mundësi) etj.

Një tjetër kushtëzim që lindja me stimulim i vendos gruas është edhe pamundësia për të konsumuar apo pirë diçka, kjo pasi një ndër efektet negative të prostaglandinës është pikërisht e vjella. Për këtë arsye pasi është bërë stimulimi i kotraksioneve të lindjes, gruaja do ta ketë puthuasje të pamundur të hajë apo pijë diçka pa e nxjerrë.

Zakonisht lindja me stimulim kujtohet si një eksperiencë negative për shumë nëna, kjo pasi ajo në përgjithësi ka nevojë për ndihmën e mjekut në çdo hap, gjë e cila ndodh sepse trupi nuk është ende gati për atë që është duke ndodhur. Kjo mënyrë lindje mund të shkaktojë dëme në organizëm si për shembull epiziotomia, e cila në këtë rast është gjithmonë e nevojshme. /pernenat

Artikulli paraprakDrejt fundit gjykimi për banderolat e ilaçeve, prokurorja: Të akuzuarit janë fajtorë
Artikulli i rradhës Pa foshnjën e braktisur në rrugë, filloi ta ushqente me gji (Foto)

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.