Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pasuria qindra mijëshe e drejtorit të QKUK-së, Curr Gjocaj (Dokument)

Lajme 14/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencioni Kundër Korrupsion sot ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë të zyrtarëve shtetëror.

Për pasurinë është deklaruar edhe drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Curr Gjocaj, shkruan Gazeta Shneta.

Gjocaj është në marrëdhënie pune në tri institucione. Ai është drejtor i QKUK-së ku merr pagë vjetore mbi 13 mijë e 300 euro, profesor në Kolegjin ‘Universi’ pagë 1 mijë euro dhe profesor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore ‘Rezonanca’ me pagë poashtu 1 mijë euro.

Ai ka publikuar 4 prona të paluajtshme në pronësi të tij dhe familjes. Gjocaj ka një lokal në vlerë prej 70 mijë eurosh, për të cilin thotë se e ka përfituar nga shitja e pasurisë.

Drejtori i QKUK-së banon në shtëpinë 140 mijë euroshe, për të cilën ka deklaruar se ka prejardhjen nga familja e gruas së tij. Në total pronat e paluajtshme të Gjocajt kapin shumën prej 730 mijë euro.

Bashkëshortja e drejtorit të QKUK-së ka në pronësi një veturë Passat në vlerë 6 mijë Euro. Ajo poashtu posedon aksione 100 për qind në biznesin NSHT “Shendi-1”, e cila ka kapital prej 7 mijë eurosh. Nga ky biznes viti e kaluar kanë përfituar 2 mijë e 281 euro.

Doktor Gjocaj ka para të gatshme në bankë mbi 10 mijë euro, ndërsa është duke e larë një kredi me 429 euro deri në dhjetor të këtij viti. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakRrëfimi tronditës i nënës së 6 fëmijëve: Si më humbën dy fëmijët kur zbrisja nga pallati i djegur
Artikulli i rradhës Shtatzënë? Ja përse duhet marrë vaksina e gripave

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.