Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

PRAK: Nuk janë plotësuar kushtet për fillimin e mbledhjes së premiumeve

Lajme 15/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e të Drejtave të Pacietëve ë Kosovë, konsideron se niveli i përgatitjeve nuk e plotëson minimumin e kushteve për të filluar mbledhjen e premiumeve dhe implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Në një letër publike që PRAK ia ka adresuar kryeministrit në largim, Isa Mustafa, janë përmbledhur 10 pika ku theksohen mangësitë e këtij procesi, transmeton Gazeta Shneta.

PRAK thotë se Agjencioni i Financimit Shëndetësor, si paraardhës i Fondit të Sigurimeve, ka mungesë enorme të stafit me vetëm 11 të punësuar. Poashtu përmendet mungesa e objektit ku do të sistemoheshin zyrtarët e këtij fondit.

“Nevoja e koordinimit të ngushtë të AFSH-së me agjensitë tjera si ATK, ARC, BQK, etj, dhe gatishmëria e tyre për ta përkrahur procesin.Fondi është një institucion, fushëveprimi i të cilit është multisektorial. Si rrjedhojë, mbarëvajtja e punës së Fondit është e ndërlidhur edhe me organizma të tjerë qeveritarë siq janë Administrata Tatimore e Kosovës(ATK), Agjencioni i Regjistrave Civil(ARC), Banka Qëndrore e Kosovës(BQK), Minstria e punës dhe mirëqenies sociale etj. Pa gatishmërinë e plotë të këtyre institucioneve për ta përkrahur fuqishëm procesin, Fondi dhe sigurimet shëndetësore do të mbeten vetëm një “plan në letër” dhe pa realizim të suksesshëm”, thuhet në pikën 3 të kësaj letre.

Vërejtjen shfaqin edhe mungesën e funksionalizimit të Sistemit të Informimit Shëndetësor dhe moskonsolidimin e Sistemit të Informimit të Fondit.

PRAK vlerëson se te Ligji për Sigurime Shëndetësore është fokusuar më shumë për mbledhjen e premiumeve, por që i njëjti nuk i rregullon të gjitha çështjet, ndërsa mungojnë edhe disa rregullore e udhëzime administrative.

“Planifikohet të fillohet me rimbursim të barnave.Edhe pse mungon udhëzimi administrativ për kontraktimin e barnatoreve, udhëzimi administrativ për çmimet e barnave me shumicë, sistemi i informimit është i papërfunduar, kategoritë e liruara janë të papërcaktuara, etj, premtohet se do të fillohet me rimbursimin e barnave”, thuhet në pikën 9 të letrës publike.

Krejt në fund PRAK ka dhënë edhe rekomandimet se si duhet të vazhdohet tutje:

  1. Të revokhet vendimi i qeverisë për fillimin e mbledhjes së premiumeve me datë 01.07.2017
  2. Të rishiqohet ligji për sigurime shëndetësore;
  3. Të shtrihet në tërë teritorin e Kosovës Sistemi i integruar i informimit shëndetësor (SISH);
  4. Të integrohen, popullohen dhe pilotohen të gjitha modulet e sistemeve të informimit të nevojshëm për mbarëvajtjen e punës së Fondit;
  5. Të respektohet rekomandimi i Bankës Botërore që niveli i premiumit të zbritet nga 7% në 5%;
  6. Të planifikohet me “metoda aktuare” mbledhja e të hyrave financiare në Fond dhe rembursimi i institucioneve shëndetësore;
  7. Të definohet “paketa përfituese” sipas standarteve ndërkombëtare. Lista themelore e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, lista plotësuese, dhe çmimorja;
  8. Të gjitha linjat buxhetore të dedikuara për shëndetësi të kalohen përmes Fondit;
  9. Të fillohet me “disbursim pasiv” të institucioneve shëndetësore dhe të vazhdohet gradualisht drejt “blerjes strategjike”;
  10. Të përgatiten të gjitha aktet nënligjore të përcaktuara sipas ligjit;
  11. Të bëhen përgatitjet për hapjen e degëve të Fondit nëpër komuna;
  12. Të përpilohet plani dinamik për këto dhe aktivitete të tjera parapërgatitore;
  13. Të krijohet një qasje më serioze dhe të hiqet praktika e improvizimeve.
  14. Fondit ti krijohen kushte fizike të punës;

Letrën e plotë mund ta lexoni KËTU. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak85 për qind e gjakut dhurohet nga vullnetarët
Artikulli i rradhës Mbipesha në shtatzëni çon në lindje të parakohshme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.