Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

4 arsye pse bebet nuk duhet të flenë në jastëk

Jetë 28/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këndojini ninullat më të bukura, apo ledhatojeni, derisa ta zë gjumi beben tuaj. Por, mbajeni sa më largë jastekëve kur vie koha e gjumit!

Për dallim nga opinionet e disa personave, jastekët nuk janë të nevojshëm dhe të shëndetshëm për bebet. Në fakt, është mëse e sugjerueshme, ta mbani beben tuaj larg jastekëve gjatë dy viteve të para pas lindjes, shkruan Thehealthsite.com, transmeton Gazeta Shneta.

Disa prej arsyejeve janë këto:

Ngulfatja: Për shkak të kokës së butë të bebes, gjatë kohës kur është e shtrirë në jastëk, mund t’i mbulohet e gjithë koka, dhe të ketë mungesë oksigjeni. Gjithashtu, jastëku mund të dëmtoj edhe formën e kokës së bebes, ende pa u zhvilluar e formuar tërësisht.

Rritja e temperaturës së trupit: Shumica e jastekëve kanë kallëf prej materialeve të ndryshme sintetike, apo poliesteri, dhe shumë rrallë të pambukut. Këto materiale rrisin temperaturën në pjesën ku është vendosur koka e bebes, dhe në këtë mënyrë rritet edhe temperatura e trupit. Temperatura apo djersitja e tepërt të shkaktuara nga kallëfet e jastekëve mund të arrijnë deri tek çrregullimi Hipertermia, e cila është fatale dhe rrezikon jetën, transmeton Gazeta Shneta.

Shtrembërimi i qafës: Për shkak se shumica e jastekëve janë të mbushur, e jo të rrafshët, në qoftë se bebja juaj qëndron për një kohë të gjatë në të, qafa do të marr formën bazuar në pozitën e vendosur në jastëk gjatë gjumit.

Sindromi i kokës së sheshtë: Fjetja në jastëk të butë për shumë kohë, shkakton rritje të këtij sindromi tek bebet për shkak të butësisë dhe presionit të ushtruar në kokë për orë të gjata.

Si t’i ofroni bebes siguri dhe gjumë të rehatshëm?

  • Gjithmonë vendoseni beben të fle në shpinë dhe jo në bark;
  • Mos përdorni jastëk deri në moshën 2 vjeçare;
  • Në qoftë se, bebja ka kaluar më shumë se dy orë gjumë në të njejtën pozitë, përpiquni t’ia ndërroni pozitën;
  • Sigurohuni që shtrati i bebes suaj është pranë tuajit dhe largë nga të gjitha paisjet elektrike. /Gazeta Shneta/
Artikulli paraprakKjo nënë zbulon se çfarë ndodhë me trupin tuaj pas lindjes së fëmijës
Artikulli i rradhës Sa orë gjumë iu duhet saktë për moshën tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.