Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Auditori gjen parregullsi në Prokurimin e QKUK-së ku u thyen dyert para 3 muajsh

Lajme 27/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për SHSKUK-në për vitin e kaluar.

ZKA ka gjetur parregullsi në disa fusha të menaxhimit financiar dhe qeverisjes në SHSKUK. Dobësi theksohen në klasifikimin e shpenzimeve, vlerësimin e pasurisë, pagesa të parregullta dhe menaxhim jo efikas i barnave, shkruan Gazeta Shneta.

Parregullsitë që Auditori i ka gjetur në Prokurimin e QKUK-së, kanë të bëjnë me mangësi të planifikimit.

ZKA ka gjetur se plani i prokurimit i hartuar nga QKUK nuk i përmbante të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar gjatë vitit 2016.

“Dy kontrata për servisim të pajisjeve laboratorike në vlerë 102,300€, si dhe një kontratë për servisim të pajisjeve të anestezionit në vlerë 455,895€ nuk ishin përfshirë në planin e prokurimit të QKUK-së. Përveç kësaj, mirëmbajtja dhe servisimi i pajisjeve mjekësore nuk ishte përfshirë fare në këtë plan, derisa në raportin e kontratave të nënshkruara kishte dhjetë 10 kontrata të tilla të nënshkruara gjatë vitit 2016”, thuhet në raport.

Tutje shtohet se ky plan poashtu nuk ofronte informata rreth periudhës së përafërt të zhvillimit të procedurave të prokurimit.

“Plani jo i plotë i prokurimit dhe mungesa e specifikimit të afateve për realizimin e procedurave mund të rezultojë në kontrata të pa planifikuara, vonesa në inicimin e procedurave të prokurimit dhe mosrealizim të buxhetit”, theksohet në raport.

ZKA rekomandon Bordin drejtues dhe Drejtorin e Përgjithshëm i ShSKUK-së që duhet të sigurojnë që planifikimi i aktiviteteve të prokurimit të QKUK-të përfshijë të gjitha kërkesat për mallra dhe shërbime si dhe investime kapitale, me detajet e kërkuara, si dhe të specifikohen afatet e përafërta kohore për zhvillimin e procedurave të tyre.

Kujtojmë se zyrat e Prokurimit u thyen nga persona ende të panjohur në fillim të muajit prill.

Policia pati intervistuar shtatë persona në lidhje me këtë rast, por deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar.

Zyrtarët e QKUK-së patën deklaruar se në zyrat e prokurimit nuk mungon asgjë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak‘Sëmundja e mëngjesit ishte aq e rëndë, sa që nuk mund të kisha fëmijë në të ardhmen’
Artikulli i rradhës Prindër kujdes, mbani larg fëmijët nga rrezet e diellit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.