Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Sëmundja e mëngjesit ishte aq e rëndë, sa që nuk mund të kisha fëmijë në të ardhmen’

Jetë 27/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth dy të tretat e grave do të përjetojnë sëmundjen e mëngjesit gjatë shtatzënisë së tyre, veçanërisht në tremujorin e parë.

Por, ndërkohë që shumë gra përjetojnë ndjenja të pakëndshme të përzierjes, vetëm një pjesë e vogël vuan nga sëmundja e skajshme dhe e pandërprerë e mëngjesit, e njohur si hyperemesis gravidarum – ngjashëm si Jade, nënë e një fëmijë, transmeton Gazeta Shneta.

Jade ishte në javën e tretë të shtatzënisë, kur sëmundja e mëngjesit ju shfaq. Edhe pse ajo kishte pritur një gjë të tillë, ajo ishte e tronditur nga dhimbjet që i shkaktuan simptomat. “Nuk mund ta ndaloja dhimbjen fare.”, kujton ajo.

“Vjellja rreth tetë herë në ditë, madje edhe kur stomaku im ishte bosh, simptomat e mia gjenin lëngje t’i largonin jashtë trupit tim.”, vazhdonte Jade për Essential Baby.

Duke ju thënë se në shumicën e rasteve, sëmundja e mëngjesit fillon të lehtësohet në fund të tremujorit të parë, Jade u përpoq të luftonte pavarësisht dhimbjeve të saj. Por në vend që të përmirësohej, simptomat e saj vetëm progresuan për të keq.

“Ka pasur raste kur zgjohesha në mes të natës që të vjellja.”, thotë Jade.

Gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë së saj, Jade u bë aq keq, sa që duhej të shkonte pothuajse çdo ditë në spital. “Isha kaq e dehidratuar nga të gjitha të vjellat, sa që nuk mund të haja asgjë, prandaj duhej të merrja lëngje nëpërmjet një pikave IV.”, thotë ajo.

Në javën e 37-të, obstetri i Jadeit e këshilloi atë të bëhej gati për lindje me prerje cezariane, pasi foshnja e saj nuk po rritej aq sa duhej.

Megjithëse Jade po shijon amësinë, shtatzënia e saj e tmerrshme ia ka dhënë asaj një ndjenjë të pasigurtë – ajo nuk dëshiron të mbetet më shtatzënë.

“Më kapin të dridhurat, vetëm duke menduar rreth saj.”, përfundon ajo./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKurrsesi mos i anashkaloni këto shenja, mund t’iu shtyejnë drejt abortit
Artikulli i rradhës Auditori gjen parregullsi në Prokurimin e QKUK-së ku u thyen dyert para 3 muajsh

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.