Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbledhja e premiumeve shëndetësore, një nga dështimet e Imet Rrahmanit

Lajme 03/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Paralajmërimi se 1 korriku do të jetë dita e mbledhjes së premiumeve për fillimin e aplikimit të sigurimeve shëndetësore doli të jetë dështim i radhës për qeverinë e vendit.

Ministri në largim i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, vitin e kaluar pati paralajmëruar se mbledhja e premiumeve do të fillojë në Janar të vitit 2017, por shefi i tij, Kryeministri në largim, Isa Mustafa, pati konsideruar se nuk janë bërë të gjitha përgatitjet prandaj ishte dhënë një datë tjetër që ishte 1 Korriku 2017.

Kundërshtime për të filluar mbledhja e premiumeve edhe në Janar edhe në Korrik kishte nga shumë akterë në fushën e shëndetësisë, shkruan kallxo.com.

Shoqata për te drejtat e pacientëve që e pati kundërshtuar fillimin e mbledhjes së premiumeve tha për kallxo.com se shtyrja e saj është vendim i duhur.

“E konsiderojmë vendim të arsyeshëm shtyrjen e datës për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore duke u bazuar në disa analiza që ne i kemi bërë këtij procesi. Ligji për Sigurime Shëndetësore ka një varg mungesash, një varg aktesh nënligjore të domosdoshme për funksionimin e Fondit, ende nuk janë miratuar, fondi ka një staf ekstremisht të pamjaftueshëm në numër, sistemi i integruar i informimit shëndetësor nuk është ende i funksionalizuar, lista e shërbimeve themelore shëndetësore me çmimore dhe bashkëpagesa nuk është e harmonizuar, komunikimi me publikun rreth kësaj qështje është në pikën zero”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas tyre, për të qenë gati për mbledhjen e premiumeve brenda gjashtë muajve duhet të implementohet sistemi i integruar i informimit shëndetësor në tërë Kosovën, të miratohen të gjitha rregulloret dhe aktet tjera të nevojshme për punën e fondit për financim shëndetësor, të kontraktohen institucionet shëndetësore primare në bazë të kapitacionit dhe një varg obligimesh të tjera që Qeveria e ardhshme duhet t’i kryejë.

PRAK-u pati listuar dhjetë arsye se përse nuk duhet të filloj mbledhja e premiumeve, në mesin e shumë arsyeve sipas tyre është edhe fakti që Agjencioni për Financim Shëndetësorë nuk e ka kompletuar stafin e nevojshëm për të punuar në këtë drejtim.

Sipas PRAK-ut, edhe për të paktën 6 muaj nuk mund të ketë Fond të gatshëm për fillimin e mbledhjes së premiumeve.

Po ashtu me kërkesë të bizneseve Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar Qeverisë me kërkesën për të pezulluar vendimin për zbatimin e Ligjit për mbledhjen e premiumeve për sigurime Shëndetësore me 1 Korrik.

Sipas tyre bizneset kërkojnë periudhën e nevojshme që të bëjnë përgatitjet e duhura në mënyrë që të jenë më të involvuara në këtë proces.

“Mospërmbushja e shumë kritereve të parapara me ligj, si dhe mos informimi i duhur ka shkaktuar huti në mesin e afaristëve, në këtë mënyrë bizneset e argumentojnë shtyrjen e mbledhjes së premiumeve dhe shtyrjen e zbatimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore”, thuhet në reagimin e tyre.

Fillimin e zbatimit të ligjit për sigurimeve shëndetësore nuk e kishte reklamuar vetëm Imet Rrahmani edhe dy ministrat paraprak të shëndetësisë Alush Gashi dhe Ferid Agani patën dhënë premtime për fillimin e aplikimit të sigurimeve shëndetësore.

Ky ligj është hartuar në vitin 2004, kurse ishte miratuar në vitin 2007, pas rekomandimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ai ishte larguar dhe nuk kishte hyrë në fuqi për shkak të implikimeve buxhetore. /kallxo.com

Artikulli paraprakParashikimi i motit në Shqipëri, pritet të ketë edhe shi
Artikulli i rradhës Ndahet nga jeta kirurgu shqiptar Luter Kreshpa

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.