Ka ndërruar jetë kirurgu dhe profesori i njohur i mjekësisë shqiptare, Luter Kreshpa.
Lajmi është bërë i ditur nga miku i tij, mjeku dhe profesori në fakultetin e Mjekësisë, Arben Gjata përmes një statusi në rrjetet sociale.
Ai shkruan se mjekësia shqiptare humbi një njeri të vyer dhe një mjek të papërsëritshëm për vlerat që mbarte.
“Po largohen një nga një, në heshtje, siç ishte çdo ditë e tyre, me mundime, sakrifica e madhështi, në luftë të paprerë në mbrojtje të jetës.
Lamtumirë njeriu i mirë dhe kirurgu i papërtuar profesor Luter Kreshpa, njeriu që ishte gati në çdo orë të ditës e natës për çdo pacient e kirurg, miku dhe mësuesi im, miku dhe mësuesi i papërsëritshëm i dhjetëra breza kirurgësh. Të qoftë i lehtë dheu!”, shkruan mjeku.