Pektus ekskavatum është një zhvillim jo normal i kafazit të kraharorit ku kocka e kraharorit (sternum) lëshohet, duke sjellë si rezultat një deformim të dërrasës së kraharorit të zhytur.
Ndonjëherë i referuar si “kraharori hinkë”, pektus ekskavatum është një deformim shpesh i pranishëm në lindje (kongjenital) i cili mund të jetë i butë apo i rëndë.
Çfarë e shkakton Pektus Ekskavatum?
Shkaku i pektus ekskavatum nuk kuptohet mirë. Por studiuesit besojnë që deformimi shkaktohet nga rritja e tepruar e indit lidhës (kërc) që i bashkon brinjët me kockën e kraharorit (të njohur gjithashtu si regjioni costochondral) që shkakton një defekt nga brenda të sternumit.
Ndërsa shumica dërrmuese e rasteve të pektus ekskavatum nuk shoqërohen me ndonjë sëmundje tjetër, disa çrregullime mund të përfshijnë tiparin e kraharorit të zhytur të pektus ekskavatum duke përfshirë:
Sindroma Marfan – Sindroma Marfan është një çrregullim i indit lidhës i cili shkakton defekte në skelet që zakonisht njihen nga gjymtyrët e gjatë dhe gishtat si të “merimangës”, anomali të kraharorit, lakim të shpinës dhe disa tipare të fytyrës që përfshijnë qiellza shumë të harkuar dhe dhëmbë të shtrënguar.
Rakiti – Një mungesë vitaminash që shfaqet kryesisht tek fëmijët. Rakit-i vjen si rezultat i mungesës në vitamina D ose kalcium dhe nga ekspozimi i pamjaftueshëm ndaj dritës së diellit, që çrregullon rritjen normale të kockës.
Skolioza – Lakimi i shpinës.
Cilat janë simptomat e pektus ekskavatum?
Shumica e pacientëve nuk kanë simptoma, megjithëse një pakicë e tyre mund të kenë simptomat e mëposhtme:
Lodhje;
Frymëmarrje të shkurtër;
Dhimbje të kraharorit;
Ritëm të shpejtë të zemrës (takikardi).
Cilët preken nga pektus ekskavatum?
Pektus ekskavatum është një deformim mjaft i zakonshëm kongjenital që llogaritet se zë afërsisht 90 për qind të deformimeve kongjenitale të dërrasës së kraharorit. Afërsisht 40% e pacientëve me pektus ekskavatum kanë një ose më shumë pjesëtarë të familjes me të njëjtin defekt.
Pektus ekskavatum haset më shpesh tek meshkujt se tek femrat, duke u shfaqur në 1% çdo 300 ose 400 lindje të meshkujve të bardhë.
A është serioze pektus ekskavatum?
Pektus ekskavatum nuk parandalohet por sëmundja është e mjekueshme. Në raste të rralla në qoftë se sëmundja lihet pa u trajtuar, pektus ekskavatum mund të shkaktojë shtypje të zemrës dhe mushkërive. Përveçse pektus ekskavatum shkakton një pamje të jashtme jo tërheqëse të dërrasës së kraharorit, sëmundja po ashtu mund të zhvendosë zemrën në pjesën e majtë të dërrasës së kraharorit në shkallë që luhatet, në varësi të ashpërsisë së defektit.
Kontaktoni mjekun tuaj në qoftë se hasni simptomat e mëposhtme:
Frymëmarrje të vështirë;
Tolerancë të pakësuar ndaj ushtrimeve;
Dhimbje të kraharorit.
Si diagnostikohet pektus ekskavatum?
Para se sëmundja të mund të trajtohet në mënyrë të përshtatshme, ajo së pari duhet diagnostikuar siç duhet. Mjeku juaj dhe specialistë të tjerë, duke përfshirë një kirurg të toraks-it dhe një specialist të mushkërive do të bëjnë një ekzaminim të plotë fizik dhe analiza të plota të gjakut për ta konfirmuar diagnozë-n.
Mund të bëhen edhe disa analiza të tjera, duke përfshirë:
Testimi fizik (stresi);
Testimi i funksionit të mushkërive;
Studim në laborator (gjaku), si studimi i kromozome-ve ose analiza e enzimave;
Studime të metabolizmit;
Radiografi e kraharorit;
Tomografi e kompjuterizuar e kraharorit;
Elektrokardiogram;
Eko-kardiogram.
Si mjekohet pektus ekskavatum?
Meqenëse shumica e pacientëve me deformime nuk kanë simptoma, mund të mos nevojitet mjekim, ose ai do të jetë në varësi të zhvillimit të simptomave.
Terapia fizike tek pacientët e rinj (nën moshën 18 vjeç, për shkak se shumica e deformimeve mbeten të njëjta pas kësaj moshe) mund të luajë një rol në ngadalësimin e zhvillimit të dërrasës së kraharorit dhe mundet që të ndryshojë disa nga deformimet e tij. /doktoriim.com