Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në hyrje të Prishtinës, më saktë te rrethi që lidh kryeqytetin me magjistralen për Mitrovicë.
Tre persona kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa i katërti ka ndërruar jetë në QKUK, raporton Gazeta Shneta.
Drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, ka bërë të ditur për Gazeta Shneta se personi i pestë po trajtohet në intensivë.
“Pas trajtimit mjekësor personi i pestë është dërguar në intensivë për shkak të lëndimeve të shumëfishta ose politraumë”, ka treguar Lenjani.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin ndërsa ka bërë të ditur se ekipet po merren me rastin. /Gazeta Shneta/