Hormonet në trupin tonë janë përgjegjëse për një sërë funksionesh të rëndësishme të tij. Ato kontrollojnë disa nga emocionet tona dhe kanë një ndikim të madh në disponimin, pjellorinë dhe shëndetin e përgjithshëm.
Mosbalancimi i hormoneve është një problem serioz shëndetësor që zakonisht ndodh gjatë perimenopauzës, pubertetit ose menopauzës, por nganjëherë mund të ndodhë më herët në jetë për shkak të zakoneve të padëshiruara të jetesës, stresit, periudhave të parregullta ose përdorimit të shpeshtë të pilulave kontraceptive.
Diskuilibri hormonal patjetër do të ndikojë në mënyrën tuaj të jetesës, prandaj ju duhet të njihni simptomat me kohë dhe ta zgjidhni atë. Më poshtë gjenden 6 shenjat kryesore të mosbalancimit hormonal:
- Lodhja
- Uria e pakontrolluar
- Luhatje humori
- Obeziteti
- Insomnia
- Humbja e dëshirës seksuale
/Gazeta Shneta