Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja sa është përqindja e grave që ushqejnë me gji në Shqipëri

Lajme 02/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 39% e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël ushqehen me gji në Shqipëri. Unicef dhe OBSH vlerësojnë se Shqipwria ka bërë hapa përpara për të rritjen e përqindjes së ushqyerjes me gji që ka qënë vetëm 11% në vitin 1998, por ende ka nevoj për të promovuar këtë mënyrë ushqyerje.

Sipas Unicef, në Shqipëri ekziston ende problemi i dyfishtë i kequshqyerjes për fëmijët nën dhe mbi peshë, ndaj dhe është i domosdoshëm përmirësimi i praktikave të ushqyerjes së foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Raporti i fundi i përbashkët i Unicef dhe Obsh iu referuar 194 shteteve dhe në gjetjet e tij evidentohet se vetëm 40% e fëmijëve nën gjashtë vjeç ushqehen vetëm me gji (nuk përdoret asnjë ushqim tjetër përveç qumështit të gjirit) dhe se përqindja e ushqyerjes vetëm me gji tejkalon 60 % vetëm në 23 shtete.

Ekspertët e shëndetit thonë se ushqyerja me gji është e dobishme në aspektin shëndetësor, rrit aftësia e të mesuarit si për foshnjat, ashtu edhe për fëmijët. Ai është tejet i rëndësishëm për gjashtë muajt e parë të jetës, pasi parandalon diarrenë dhe pneumoninë, që janë edhe dy shkaqet kryesore të vdekjeve të foshnjave. Nënat që i ushqejnë foshnjat me gji rrezikohen më pak nga kanceri i vezoreve dhe i gjirit, që janë dy shkaqet kryesore të vdekjes së grave.

Sipas analizës më të fundit, nevojitet një investim prej vetëm 4.70 dollarë amerikanë/të porsalindur për të rritur përqindjen e ushqimit vetëm me gji në botë për fëmijët nën gjashtë muaj në 50%, u publikua në fillim të Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji.

Artikulli paraprakLargojeni këtë bimë nga shtëpia, ja si ja morri jetën djaloshit për vetëm një minutë
Artikulli i rradhës Arsyet e vonimit të ciklit menstrual kur nuk jeni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.