Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cila vezë mendoni se me të vërtet vie nga një pulë e shëndetshme

Jetë 06/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë njerëz nuk e dinë dallimin në mes vezës së shëndetshme, natyrale dhe jo të shëndetshme. Gjithashtu, ata nuk e din se sa e rëndësishme është të konsumohet veza e shëndetshme, e marrë nga pulat e rritura në ferma të rritura vetëm në mënyra natyrale.

Në fotografinë që po e shihni, janë 3 lloje të pjesës së kuqe të vezës. Veza me numrin një është ngjyrë portokalli e errët, e dyta është e verdhë, ndërsa e treta është portokalli e hapur.
Cila nga këto mendoni se është me të vërtetë e shëndetshme për konsumim?

Veza me ngjyrë portokalli të errët
Nëse menduat se kjo ngjyrë vie nga një vezë e shëndetshme, atëherë keni të drejtë.

Kjo vezë vie nga një pulë e rritur në fermë ku ato rriten me dritë natyrale të ambientit, dhe nuk mbahen asnjëherë në dhoma të mbyllura dhe të errëta, ku nuk depërton drita e diellit.
Ky lloj i pulave, përpos ushqimit me drithëra, ato han edhe insekte që rriten në bari, arsye kjo e cila i ndihmon vezës të fitoj sa më shumë materie të shëndetshme ushqyese.

Veza me ngjyrë të verdhë të hapur
Kjo vezë është marrë nga një supermarket shumë i madh. Ky lloj vezësh vie nga pulat e rritura në fabrika të mëdha, në të cilat bëjn jetë pa dritë të diellit, dhe tërë kohën në errësirë të plotë.
Përpos mungesës së dritës, ambienti ku ato jetojnë është i mbushur me pluhur, dhe ushqimi i vetëm që ato hanë, janë drithërat. Më tej, përpos këtyre, vezët e pulave të këtij soji, detyrohen të mbajnë vezët e tyre brenda inkubatorëve, për tu thyer në proces artificial më të shpejtë.

Veza me ngjyrë portokalli të hapur
Këtë lloj veze zakonisht e bëjn pulat e rritura në fabrika më të mëdha sesa ato që i lexuat më lartë. Kushtet e jetesës nuk janë edhe aq të këqija atje, por prapë se prapë nuk janë të leverdisshme për të rritur një pulë të shëndetshme.

Rregulli kryesor është që sa më shumë pula rriten në fermë, aq më i ulët është edhe kualiteti. Dallimi më i madh që vërehet edhe në fotografinë lartë, është se përpos fotografisë 1, dy të tjerat tregojnë mungesë të proteinave brenda vezës. Kjo gjë është si rezultat i kequshqyerjes së pulës. Tani e tutje, bëni kujdes kur t’i blini vezët! /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbajeni këtë lule në shtëpinë tuaj, do t’iu sjellë vetëm gjëra të mira
Artikulli i rradhës Ndarja e prindërve, psikologia nga Kosova tregon ndikimin tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.