Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nishanet, ja rreziku qe vjen prej tyre gjate verës

Jetë 06/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse vërejmë ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e nishanit duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut dermatolog për vlerësimin e këtij nishani.

Nishanet janë të zakonshme te njerëzit. Përgjithësisht personat me lëkurë të bardhë kanë tendencë të kenë më shumë nishane, mesatarisht nga 10 – 40. Mirëpo nishanet mund të bëhen të rrezikshëm kur zhvillohet afër tij melanoma, kanceri i lëkurës.

Një ndër shkaktarët kryesorë është ekspozimi i shumtë në rrezet ultraviolet të diellit. Ndaj dhe veçanërisht gjatë këtyre ditëve me diell dhe temperatura të larta, duhet treguar kujdes i dyfishtë për mbrojtjen e lëkurës dhe mbajtjen e saj sa më të shëndetshme.

Këshillla

Aplikoni kremra me faktor mbrojtës nga 30-50 SPF në të gjithë lëkurën që ekspozohet në diell, rivendosen kremin mbrojtës çdo 2 orë nëse jeni në plazh edhe në ditë që ka re, dhe pas notit dhe nëse djersiteni shumë.

Vishni veshje mbrojtëse, mbani syze dhe kapele me strehë të madhe.

Kërkoni gjithmonë hijet për të qëndruar apo pushuar, ecni gjithmonë nën hijen e pemëve apo të ndërtesave.

Mbroni fëmijët nga ekspozimi në diell duke i lënë të luajnë në hije duke përdorur rroba mbrojtëse dhe duke aplikuar kremra mbrojtës nga rrezatimi diellor.

Tregohuni të kujdesshëm afër rërës, ujit, madje dhe borës në dimër sepse ato reflektojnë rrezatimin diellor dhe rrisin shanset e djegies së lëkurës.

Merrni vitaminën D duke përdorur një dietë të shëndetshme, mjaftojnë 10-15 minuta në ditë rrezatim që ju të ndihmoni trupin tuaj në sintetizimin e Vitaminës D, qëndrimi në diell me orë të tëra duke justifikuar sintetizim e Vitaminës D është mjaft i gabuar.

Shmangni sa më shumë ekspozimin nëpër qendra estetike me solar artificial, disa vende janë duke e ndaluar me ligj përdorimin e solariumit. / Express

Artikulli paraprakTruku i pastrimit të kësaj nëne po bën xhiro nëpër internet (FOTO)
Artikulli i rradhës E pabesueshme çka thotë horoskopi për ju sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.