Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse fëmija im qan dhe refuzon të ushqehet me gji

Jetë 14/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë fëmijë fillojnë të shfaqin një refuzim të gjirit kryesisht në periudhat: 7-10 ditë pas lindjes, 2-3 javë, 4-6 javë, 3 muaj, 4, 6, 9 muaj pas lindjes etj.

Pra pas çdo momenti që ai ka mësuar diçka të re, ka hedhur një hap tjetër drejt rritjes dhe kjo është diçka kalimtare.

Ndërkaq ju duhet të përpiqeni të kuptoni në çdo moment çfarë e shkakton refuzimin e fëmijës.

Disa nga arsyet e tjera mund të jenë:

Disa fëmijë qajnë gjatë pirjes sepse kanë nevojë të gromësijnë, disa fëmijë kanë nevojë ta bëjnë këtë më shpesh pra jo vetëm në fund të pirjes.

Fëmija hutohet nga diçka që shikon përreth.

Qumështi del shumë ngadalë nga gjiri dhe fëmija acarohet, pasi fluksi i paket i shkakton atij edhe gazra apo ndjesi të së vjellës.

Disa fëmijë kërkojnë që qumështi të dalë me presion më të madh, pra nëse fillimisht ka dale me presion mund te ndodhe qe fluksi te bjere, dhe ne momentin që qumështi fillon të dalë pak më ngadalë ai bëhet i paduruar dhe qan. Kujdes! Kjo nuk do të thotë se qumështi juaj nuk del me shpejtësi, por ka momente që fluksi ngadalësohet.

Fëmija preferon të pijë vetëm nga njëri gji. Mund të ndodhë që qumështi të mos dalë me të njëjtin fluks nga të dyja anët dhe ai të preferojë vetëm njërin gji.

Fëmija ka tendencën të jetë më tepër i irrituar pasdite.

Dalja e dhëmbëve mund ta bëjë gjidhënien më të vështirë.

Bebi juaj mund të ketë myk në gojë dhe për pasojë ka siklet.

Hunda e tij mund të jetë e bllokuar dhe ka vështirësi në frymëmarrje.

Ai mund të jetë alergjik ndaj një ushqimi të caktuar. Mos e ngatërroni, jo alergjik ndaj qumështit por ndaj ushqimit që nëna ka konsumuar edhe pse është nje fenomen i rrallë. Ai mund të ketë skuqje të mëdha në lëkurë, diarre, kolika, rrufë dhe hundë të zëna për një kohë të gjatë.

Nuk keni mjaftueshëm qumësht.

Fëmija vuan nga refluksi.

Gjuha e bebes tuaj mund të ketë pe (per shkak te ketij problemi qe e rregullon mjeku femija nuk e nxjerr dot gjuhen siper dhembeve preres dhe per pasoje ka veshtiresi ne thithje).

Këto janë disa nga arsyet pse fëmija mund të refuzojë pirjen e gjirit, në vazhdimësi do të trajtojmë zgjidhjet për secilin problem në mënyrë që gjidhënia të jetë një eksperiencë e bukur për ju dhe fëmijën tuaj. /pernenat

Artikulli paraprak“Kam lindur tre fëmijë brenda 12 muajsh” (Foto)
Artikulli i rradhës Ndodhi në Shqipëri, specat ia prishën dasmën çiftit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.