Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Doktori Sylë Berisha, do mbetët i pa shlyer në kujtesën historike të Deçanit

Lajme 22/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkuarja në amshim e specialistit të pediatrisë, punëtorit shumëvjeçar të shëndetësisë, njërit nga mjekët dhe intelektualët më të “zot” të Deçanit, Sylë Berisha, është humbje, jo vetëm për familjen, por për të gjithë deçanasit. Doktor Syla, do mbahet në mend për vlerat e tij profesionale dhe intelektuale. Historia e Deçanit, e në veçanti shëndetësia e kësaj komune, nuk do mund të shkruhet pa emrin e njeriut të urtë, të sakrificës, e të pa lodhshmit në përmbushjen e betimit të dhënë, “Betimit të Hipokratit”, mjekut që për 40 vite ishte vënë në shërbim të popullit, në shërbim të atdheut.

Janë të paktë ata që nuk kanë dëgjuar dhe nuk kanë marr shërbimet mjekësore të këtij njeriu të gjeneratës së “artë” të mjekëve deçanas, gjeneratës së artë të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, që ishte emër për gjeneratat që dilnin nga dyert e këtij institucioni arsimor. Doktor Sylë, do mbeteni i pa shlyer në kujtesën historike të Deçanit. Ishit i pa nënshtruar edhe në kohën e okupimit të viteve ’90-ta, duke dhënë shembull se si duhet kontribuar në mbijetesën e këtij populli, në mbijetesën institucionale të shëndetësisë kosovare. Ishit me popullin në kohë paqe dhe lufte, duke u sakrifikuar në çdo kohë për bashkëvendësit, për popullin dhe Kosovën. Edhe pse dije për shëndetin tuaj jo të mirë, ishe i përkushtuar për shëndetin e qytetareve, e duke harruar vetveten.

Edhe pse gëzoje një respekt të jashtëzakonshëm nga pacientët, nga qytetarët dhe institucionet, çdoherë tregoje një modesti për vetën, gjë që ke bërë të mbetesh përherë në mendjet dhe zemrat e atyre që të kanë njohur.

Doktori ynë, Sylë Berisha, ishe dhe mbetesh ndër profesionistët më të zot. Ishe njëri i respektit dhe sakrificës. Ishe dhe do mbetesh përherë në historinë tonë, në shëndetësinë dhe intelektualitetin deçanas. Ndaj, emri juaj do jetë stimulim për angazhimet tona intelektuale dhe shoqërore, për tolerancën dhe sakrificën njerëzore.

Lavdi jetës dhe veprës tuaj, i përhershëm kujtimi për ty!

Artikulli paraprakPensionohen dy motra medicinale në Viti pas mbi 40 vitesh punë në shëndetësi
Artikulli i rradhës Tuna poston një fotografi të djalit, ka një mesazh për të gjithë prindërit (FOTO)

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.