Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi i datës, 26 Gusht 2017

Horoskopi 26/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi
Kjo e shtunë do të jetë e mbushur plotë me zhvillime të reja, në sajë të hyrjes së Venusit në shenjën tuaj. Dashuria dhe pasioni do të jenë në plan të parë për të lindurit e kësaj shenje. Do të keni intensitet maksimal me partnerin/en. Në raportin në çift do të jetë ditë e përkryer.

Demi
Do të jeni të përfshirë nga dashuria, flirtimet dhe udhëtimet. Mendimet dhe brejtja e ndërgjegjes do të shkojnë drejt një historie të përfunduar. Ndërkohë për ata që kanë një aktivitet të tyre profesional, do të marrin kënaqësi maksimale.

Binjakët
Hëna do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke iu bërë më të qetë. Sigurisht që nuk do të shkëlqeni nga kthjelltësia, por nëse nuk do të punoni gjatë kësaj dite, nuk është se do të prishej ndonjë punë.

Gaforrja
Harmonia e Mërkurit dhe Hënës, do ju dhurojnë emocione të forta dhe të thella. Gjeste dashurie dhe shumë ndjenja do iu dhurohen nga partneri/ja. Kjo e shtunë do të jetë e mbushur gjithë përkëdheli.

Luani
Lëreni të lirë zemrën, për të pritur çdo gjë të bukur që do të vijë në shenjën tuaj. Parashikohet një periudhë plotë me dashuri. Do të keni dëshirë për të përmirësuar pamjen. Bëni kujdes për anën estetike, por fokusi kryesor duhet të jetë tek ndjenjat.

Virgjëresha
Nëse keni në plan një takim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, “armatosuni” me buzëqeshje dhe lini mënjanë çdo pasiguri. Nën praninë e Hënës dhe Mërkurit, do të dini të thoni gjënë e duhur, në momentin e duhur.

Peshorja
Një e shtunë e bukur iu pret, ku do të shijoni raporte miqësore të cilat do ju mbushin me lumturi. Duhet të bëni kujdes në anën financiare, pasi parashikohen probleme.

Akrepi
Do të shfaqni ambicie të forta sa i takon karrierës. Por pavarësisht kësaj nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. Hëna do ju ngushëllojë dhe do ju japë energji për aktivitete të reja.

Shigjetari
Udhëtimi është një kënaqësi për ju, një nevojë nga e cila nuk hiqni dot dorë. Sidomos tani që udhëtimi dhe dashuria në sajë të pranisë së Venusit, ju japin mbështetje të plotë. Do të jeni gati për t’u nisur drejt dikujt të cilin e keni lënë pas dore dhe që me zor prisni që ta përqafoni.

Bricjapi
Humori i mirë, harmonia dhe jo vetëm do të mbushin gjithë ditën tuaj. Gjithçka do të shkojë në funksion të afirmimit tuaj personal, Një nismë të cilën e keni për zemër do të japë frytet e duhura.

Ujori
Lëreni mënjanë krenarinë, nëse keni ende ndjenja drejt një personi të së kaluarës, është koha të reflektoni mirë. Kjo e shtunë do të jetë e gjitha e mbushur me melankoli.

Peshqit
Venusi do ju japë një mbështetje maksimale në sferën profesionale. Hëna do të ketë rol shumë të rëndësishëm, duke ua bërë mbarë me një udhëtim të cilin keni planifikuar. Parashikohen shpenzime bujare, blerje të arsyeshme, por do e keni të vështirë që gjatë fundjavës të ruani ekuilibrin ekonomik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFëmija me sëmundje të rënd, pret shërimin për të nisur shkollimin
Artikulli i rradhës Pini më shumë se një kafe në ditë, do t’i vëreni të mirat më vonë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.