Nga dita e enjte dhe premte, sërish një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi Itali dhe pjesë të rajonit tonë duke rritur temperaturat mbi vlera mesatare.
Temperaturat e ajrit gradualisht sërish do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 10C deri 15C, e maksimalet nga 24C deri në 31C.
Era do të fryjë lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-9m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.