Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është historia e bakllavasë, ja cilët popuj e gatuajnë

Jetë 01/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bakllavaja me arra, lajthia ose fistikë të mbështjellë me petë të hollë brumi, sherbet të ëmbël, mjaltë dhe erëza, të cilat shfaqen në shumë forma dhe shije, është desert i preferuar në shumë anë të botës.

Të gjithë e dëshirojnë në Mesdhe, Lindjen e Mesme dhe në Ballkan, dhe kjo është mjaft e kuptueshme që shumë popuj e përvetësojnë, ndër më të zjarrtit janë grekët, turqit, boshnjakët, shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët dhe maqedonasit etj.

Por në fakti shekuj me radhë në bërjen e bakllavës kanë gisht shumë popuj. Të parët konsiderohet se bakllavën e kanë gatuar Asirianët, mandej hapin e parë revolucionar në gatimin e bakllavës e kanë bërë grekët e lashtë.

Një gjë është e sigurt, e ajo është se është përkryer në kuzhinat e pallatit Topkapi, gjatë kohës së perandorisë Osmane, dhe ajo ka qenë desert i preferuar i Sulltanit.

Rëndësia e saj nuk është vetëm se konsiderohet, si simbol i pasurisë dhe i të sofistikuarës, por edhe për faktin se vlerësohet si traditë shtetërore. Parada e bakllavasë, që ka filluar nga fundi i shekullit 17 dhe fillimi i shekullit 18 është shembull për atë traditë.

Kur ushtarët e kanë marrë pagën në çdo tre muaj nga Sulltani, u është përgatitur edhe ushqim, dhe në ditën e 15 të Ramazanit i kanë gostitur me bakllava.

Në ditën e 15 të Ramazanit Sulltani ka shkuar ta shohë pelerinën e të dërguarit të Zotit, Muhammed, e cila ruhet në pallatin Topkapi dhe atëherë jeniçerët janë gostitur me bakllava, nga një pjatë për 10 ushtarë. Më vonë, kjo traditë është shndërruar në paradë.

Në shtëpitë familjeve myslimane pavarësisht e pasur apo e varfër, bakllava është ëmbëlsira kryesore , tradicionale për festën e Bajramit.

Artikulli paraprakRikthet sëmundja e fruthit, 11 raste në Suharekë dhe Mitrovicë
Artikulli i rradhës Razije Musa nuk pajtohet me “Fletoren e shëndetit të fëmijëve” (Foto)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.