Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Onkologia nga Kosova shpërblehet me çmimin prestigjioz në Angli

Lajme 04/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Se sukseset e shqiptarëve në botë s’kanë të ndalur po na vërtetohet çdo ditë. Së fundmi një të tillë e ka arritur edhe onkologia Ernese Xhafa – Hamiti, e cila jeton në Londër. Ajo, është dekoruar me mirënjohje nga Hospital Corporation of America (HCA), për punën dhe dedikimin e saj në spitalin me renome botërore në Londër, Wellington Hospital.

Bëhet fjalë për çmimin prestigjioz “Frist Humanitarian Award”, i cili u ndahet doktorëve në fusha të ndryshme mjekësore për punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Ky spital është krijuar nga Dr Thomas Frist në vitin 1968 ndërsa mirënjohja është ndar nga djali i til, Dr Thomas Frist jnr.

Asaj ky çmim i është ndarë në nivel kombëtar nga rrjeti i spitaleve me renome HCA Healthcare UK, që përfshin Wellington Hospital, Harley Street clinic and LOC (Leaders in Oncology Care), vendin ku Xhafa – Hamiti kryen punën e saj si doktore.

Ajo është doktoresha e parë që pranon këtë çmim në Angli nga një sektor ku pacientët me kancer trajtohen me tretman antikancerozë në spital dhe departamentin ditor të kemioterapisë.

Dr Ernesa Xhafa – Hamiti, gëzon një eksperiencë të kamotshme në fushën e mjekësisë. Ajo tashmë ka mbushur shtatë vite në punën e saj si Onkologe.

Ajo, është trajnuar dhe specializuar në spitalet më me nam të Londrës, si: UCLH NHS Trust Hospitals dhe Imperial NHS Trust Hospitals që janë pjesë e referimeve të rasteve shumë komplekse të formave të ndryshme të kancerit jo vetëm nga Mbretëria e Bashkuar po edhe nga mbarë bota. Dr Ernesa së fundi ka kompletuar studimet postdiplomike në Insitute of Cancer Reasearch (ICR) në Londër.

Ajo, përveç tjerash vazhdon të jap kontributin e saj sa herë që kontaktohet nga koleget e saj nga vendlindja, Kosova.

E krejt kjo shumë e të hollave që i është ndarë në formë mirënjohje, doktoresha me origjinë nga Kosova ka vendosur që t’ua dedikoj fëmijëve me kancer në Kosovë.

 

Artikulli paraprakSëmundja e rrallë e vajzës 23-vjeçe, nuk mund të urinoj (Foto)
Artikulli i rradhës Pse thuhet se nënat që punojnë nuk janë mama të mira

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.