Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse thuhet se nënat që punojnë nuk janë mama të mira

Jetë 04/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këtë me siguri edhe ju e keni dëgjuar shpesh dhe nëse jeni një nënë që punoni ndoshta jeni ndjer edhe më keq.

Por a e dini se çfarë përgjigje ka dhënë një nënë në rrjetin social Instagram në lidhje me një shprehje të tillë…

Tova Leigh, blogere dhe aktore, jep një përgjigje të merituar për të gjithë…

“Po i kthej një përgjigje personit që më shkruajti se nënat që punojnë nuk janë nëna të mira dhe të vërteta. Para së gjithash jetojmë në shekullin 21 por me siguri njerëz si ty e kanë humbur kujtesën, megjithatë më lejo të të jap lajmin “gratë punojnë”!

Së dyti mendoj se nuk ke një koncept të qartë të asaj që do të thotë “të jesh një nënë e mirë” dhe më lejo të ta shpjegoj.

Nuk ka rëndësi nëse një grua nxjerr nga vagina e saj fëmijën apo i çajnë barkun për t’i nxjerrë beben, nëse e ka adoptuar me shumë dashuri. Nuk ka rëndësi nëse ushqen me gji apo biberon në çdo orë të ditës dhe natës, nëse qëndron në shtëpi apo kthehet në punë.

Nuk ka rëndësi nëse luan me fëmijën për 5 orë në ditë pa ndërprerje apo harxhon edhe kohë për veten e saj. Nuk ka rëndësi nëse gatuan, porosit darkën jashtë, nëse shtëpia e saj është e pastër apo rrëmujë, nëse biskotat i gatuan në shtëpi apo i blen në dyqan. Nuk ka rëndësi nëse ka durim apo shpesh e humb atë.

Ajo që ka rëndësi është që e do fëmijën e saj me gjithë zemër dhe bën më të mirën për t’u kujdesur për të, në mënyrën e duhur. Sepse “nëna e mirë” mund të gjendet në të gjitha format e mundshme dhe nuk ka një formë të caktuar të përkufizimit si një prind i mirë.

Dhe për ta mbyllur një nënë nuk ka nevojë për kritikat e tua dhe të askujt tjetër në lidhje me zgjedhjet që ajo bën, por ti je shumë i/e mirëpritur të japësh ndihmë nëse je në gjendje.

Jemi mjaftueshëm të forta për të pranuar se të jesh një “nënë e vërtetë” (çfarëdolloj kuptimi të ketë për secilin prej nesh) nuk është e lehtë dhe në vend që të flisni jepni ndihmën tuaj! /pernenat

Artikulli paraprakOnkologia nga Kosova shpërblehet me çmimin prestigjioz në Angli
Artikulli i rradhës Avokati i Popullit alarmon për mostrajtimin e personave me çrregullime kronike psikiatrike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.