Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Avokati i Popullit alarmon për mostrajtimin e personave me çrregullime kronike psikiatrike

Lajme 04/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Avokati i Popullit i ka përcjellë Komunës së Shtërpcës dhe Qendrës për Punë Sociale (QPS) në këtë komunë, si dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj, Raportin me rekomandime në lidhje me mostrajtimin e personave me çrregullime kronike psikiatrike në pajtim me procedurat ligjore.

Ky Raport bazohet në artikullin e një mediumi ku përfaqësues të OJQ “Handicap Kosova”, dega në Ferizaj, kanë pohuar se institucionet komunale dhe Qendra e Shëndetit Mendor (QSHM) nuk i trajtojnë në mënyrën e duhur personat me çrregullime kronike psikiatrike, të cilët, për pasojë, sipas shkrimit, paraqesin rrezik potencial për sigurinë dhe pasurinë e qytetarëve.

Raporti parashtron faktet e përmbledhura dhe instrumentet ligjore të zbatueshme në Kosovë, mbi bazën e të cilave konstaton se QSHM, QPS dhe gjykata nuk kanë bashkëvepruar për trajtimin adekuat të personave me çrregullime kronike psikiatrike, në pajtim me ligjet në fuqi.

Për më tepër, Avokati i Popullit konstaton se në rastet e referuara, jo vetëm që nuk kemi të bëjmë me përmirësimin e cilësisë së jetës të personave me çrregullime mendore, po për shkak të trajtimit jo adekuat të tyre nga ana e institucioneve relevante, ka ardhur te shtimi i sjelljeve dhe veprimeve të kundërligjshme që shpesh kanë rezultuar me gjendje shëndetësore të përkeqësuar të këtyre pacientëve, por me rrezikim të sigurisë dhe pasurisë së qytetarëve.

Më tej, Avokati i Popullit, konstaton se institucionet relevante kompetente nuk janë në nivelin e përgjegjësisë së kërkuar, lidhur me ndërmarrjen e obligimeve pozitive për trajtimin e personave me çrregullime të rënda mendore, e që do të rezultonte me ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë nga veprimet e pa përgjegjshme të personave me çrregullime të rënda të shëndetit mendor.

Në bazë të konstatimeve të nxjerra, Avokati i Popullit i rekomandon Komunën e Shtërpcës dhe Qendrën për Punë Sociale, që në pajtim me kompetencat ligjore, të ndërmarrë masa urgjente për trajtimin e rastit B.V. dhe rastet tjera eventuale të kësaj natyre brenda kompetencës së kësaj qendre.

Ndërkaq, Gjykatës Themelore në Ferizaj i rekomandohet që të trajtojë me urgjencë propozimin e Prokurorit të PTHF P.949/15, të datës 7 gusht 2015, për Shqiptimin e Masës së Trajtimit të Detyrueshëm Psikiatrik për B.V.

Artikulli paraprakPse thuhet se nënat që punojnë nuk janë mama të mira
Artikulli i rradhës Efektet e shëndetshme të boronicës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.