Secili nga ju keni ndjerë ndjenjën e lakmisë brenda vetes, pasi që e keni parë apo menduar ndonjë ushqim të caktuar. Megjithëse një ndjenjë e mërzitshme, prapa këtyre lakmive qëndron një arsye dhe qëllim i fuqishëm, dhe nëse e kupton arsyen e shfaqjes dhe e plotësoni këtë nevojë lakmitare, atëherë lakmia nuk do t’iu kontrollojë juve për t’iu zgjuar në mes të natës të hani ushqimin e caktuar.
Lakmi e ushqimit, është një dëshirë e flaktë për të konsumuar një ushqim të caktuar. Kjo është një mënyrë e trupit tuaj për t’iu treguar se ka nevojë për diçka…një vitamin, mineral, proteinë, apo ndihmë për të përmirësuar ndonjë funksion të organizmit. Lakmia mund të ketë kërkesë edhe për ndonjë substancë me kemikale në përbërje, por mos u befasoni!
Trupi juaj grumbullon një përshtypje për secilin ushqim që keni provuar gjatë jetës. Nëse regjimi juaj i ushqimit nuk është i zgjeruar me fruta, perime, drithëra, proteina, dhe shije të ndryshme, trupi do të di cilin ushqim t’ua sjellë në mendje kur ka nevojë për ndonjë substancë të caktuar.
Çfarë po i shkakton lakmitë ushqimore tek unë?
Tani që e kuptuat çfarë është lakmia e ushqimit, që është mungesë e diçkaje në organizëm, si do ta kuptoni çfarë po iu mungon kur t’iu vie një ndjenjë e tillë sërish? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, ekspertët e ushqimit kanë përgatitur një listë pas hulumtimeve të tyre.
Shikoni se çfarë iu mungon në organizëm, kur iu vie lakmia për këto ushqime:
Çokolata: Lakmia ndaj qokolatës është e ndërlidhur me mungesën e magnezit dhe bakrit. Rreth ditëve të menstruacioneve, trupi i femrës shfrytëzon më shumë magnez sesa zakonisht, prandaj të gjitha femrat kanë nevojë për qokolata gjatë ciklit menstrual.
Produktet e bylmetit (qumështi,djathi,akullorja,pizza): Kur lakmoni në ushqime të tilla, trupit tuaj po i mungon Kalciumi. Prandaj, asnjëherë mos e injoroni një lakmi të tillë.
Arrat: Lakmia e arrave shfaqet atëherë kur trupi ka nevojë për acidet e ngopura esenciale. Nëse dëshironi të ndiheni më të ri dhe të jetoni më gjatë, duhet t’i konsumoni ato. Preferohet që gjatë ditës, të hani një grusht arra.
Kripa: Lakmia e kripës mund të shkaktohet për arsye të shumëta: Pasi keni konsumuar shumë ëmbëlsira, për shkak të mungesës së sodiumit, apo potassiumit. Në vend të kripës së zakonshme, filloni të konsumoni kripën e himalajeve për shëndet më të mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Ushqimet e ëmbla dhe të tharta: Lakmoni shpesh herë në limon, tranguj, limë, apo ndonjë ëmbëlsire me shije të thartë? Atëherë, bëni kujdes sepse kjo nënkupton se mëlqia juaj po përjeton kongjestion, dhe duhet pastruar. Filloni të pini çdo mëngjes ujë me limon për të larguar toksinat nga mëlqia juaj.
Sheqeri dhe karbohidratet: Lakmia për këto dy grupe ushqimi mund të shkaktohet nga shumë arsye, si psh.: Rritja e bakteries Kandida, mosbalancim i neuroreceptorëve, mungesa e glukozës, mungesa e energjisë, mërzitja, depresioni, nevoja e probiotikëve dhe fibrave.
Papastërtia: Shumë persona ndjenjë lakmi edhe për konsumimin e papastërtisë! Kjo lakmi ndërlidhet me mungesën e mineraleve, gjë që zakonisht ndodh tek shtatëzënat në tremujorin e tretë. Në vend të dheut, apo papastërtive të tjera, hani perime apo suplemente të mineraleve.
Ushqimet e fërguara: Jo të gjitha yndrynat janë të këqija, dhe lakmia për ushqimet e fërguara është shenjë e mungesës së yndyrës në trup, që organizmi të funksionoj siç duhet. Në raste të tilla, konsumoni ullinjë, avokado, vaj kokosi, fara, arra, etj., dhe asnjëherë patate të skuqura.
Ushqimet e djegësa: Në raste të tilla, dijeni se keni mungesë të sulfurit dhe gjëndra juaj tiroide ka humbur balancin e saj. Kur iu shfaqet lakmia për diçka të djegës, hani hudhër, mëlmesën kërri, etj.
Kafeina: Gjëndra juaj mbiveshkore është e stërlodhur, apo balanci i neuroreceptorëve tuaj ka humbur gjendjen natyrale. Largojeni stresin nga jeta, dhe filloni të merrni vitaminën B5, apo komplekset e B, të cilat do të rregullojnë gjëndrat tuaja.
Nikotina: Personave që iu shfaqet kjo lakmi, ata kanë probleme emocionale të pazgjidhura, dhe mungesë të vitaminës B.
Mishi: Mungesë e proteinave, hekurit, aminoacideve dhe fosforit në organizëm.
Akulli: Lakmia e konsumimit të akullit ndërlidhet me mungesën e hekurit. Filloni të konsumoni më shumë ushqime të pasura me hekur.
Siç edhe e shihni, lakmi e ushqimeve nuk është sjellje nga “syri i untë” siç quhet nga populli. Truri ynë është një organ me forcë të superfuqishme, dhe çdo mesazh apo sinjal që ai dërgon, prapa saj fshihet një arsye shumë e fuqishme për mirëmbajtjen e organeve tuaja. /Gazeta Shneta/