Djaloshi 11-vjeçar, i quajtur Billy Caldwell, ishte fare pranë vdekjes nga sulmet e shpeshta në forma të ndryshme të epilepsisë, por ai arriti një përmirësim të pabesueshëm kur doktorët e tij i ndryshuan medikamentet për trajtimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Billy gjatë muajit prill u bë fëmija i parë britanez, të cilit iu përshkrua nga mjekësia, të filloj të mjekohet me Marihuanë mjekësore, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Trajtimi i tij, përkatësisht filloi gjatë muajit nëntor, kur edhe u udhëzua nga specialistët, të përdor vajin e kanabisit, me shpresë se do t’i kontrollonte sulmet e egra epileptike, të cilat ilaçet e tjera nuk po i ndihmonin dot.
10 muaj pasi filloi trajtimin me vajin e kanabisit, Billy, nuk ka përjetuar as edhe sulmin më të vogël epileptik. Ndërsa, përpara përdorimit, ai vuante nga 100 sulme brenda ditës!
Ndër të tjera, Billy, kishte lindur me epilepsi dhe aftësi të dobëta të të mësuarit. Dhe, që nga lindja ai është treguar një hero i vërtetë, duke e mashtruar vdekjen me mijëra herë, siç tregon edhe nëna e tij.
Doza të cilën specialistët i kanë përshkruar Billyt, është 0.6 mili litra të dy llojeve të vajrave. I pari është kanabidiol (CBD), kanabis derivativ, dhe THCA, një lloj acidi tetrahidrokanabinolik, i cili kur ekspozohet në nxehtësi formon komponente psikoaktive të kanabisit. Prandaj Billyt ajo i është ofruar në formë të lëngëshme.
Përpos të tjerash, tani Billy ka filluar të rikthej, përmirësoj apo modifikoj funksionet psikologjike me ndihmën e vajrave, përpos shërimit të sulmeve epileptike. /Gazeta Shneta/


