Nëse jeni duke përjetuar dhimbje dhe sforcim kur zgjoheni nga gjumi, ju duhet të ndërmerrni diçka përpara se të filloni trajtimin me ilaçe, për të parandaluar komplikimet e mëtutjeshme.
Në disa raste, dhimbjet e kyçeve mund të jenë normale, për shembull pas ndonjë lëndimi.
Kjo ndodhë për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut, enjtjes dhe reduktimit të lëvizjes.
Megjithatë, ekzistojnë edhe disa dhimbje kronike në kyçe që shfaqen për shkak të inflamacionit të trupit. Kjo dhimbje shkaktohet nga mënyra e jetesës, prandaj duhet të shëroni veten sa më shpejt.
Disa ushqime inflamacionuese që shumica e njerëzve konsumojnë çdo ditë, pa e ditur se ky konsumim u shkakton dhimbje dhe inflamacion.
Gazeta Shneta iu prezenton disa prej këtyre ushqimeve që duhet t’i fshini nga lista e konsumimeve tuaja.
Karbohidratet dhe gluteni i rafinuar:
Këto karbohidrate janë dëmtues ekstrem të shëndetit, sepse në trupin tonë përpunohen si sheqeri.
Në fakt, karbohidratet komplekse nuk janë edhe aq të këqija sa karbohidratet e thjeshta, por ju duhet t’i shmangeni që të dyjave, bashkë me glutenin, sepse rrisin nivelin e plakjes dhe përfundojnë duke i shkaktuar inflamacion organizmit.
Në listën e karbohidrateve të rafinuara hyjnë: patatet, mielli, sheqeri dhe orizi. Tek ato komplekse jane, arrat, perimet, farat, bizelet, etj.
Sheqeri:
Sheqeri është i njohur për varësinë e tij ekstreme dhe dëmin që shkakton tek ne. Mund të shkaktoj obezitetin, diabetin, kancerin, dhe shumë lloje të ndryshme të dhimbjeve.
Sipas National Institute of Health, kur trupi ynë tenton të tretë sheqerin, nivelet e AGE rriten dhe shndërrohen në inflamacion dhe stres oksidues.
Prandaj është e rëndësishme të limitoni marrjen e sheqerit dhe ushqimeve që përmbajnë atë, si pijet e gazuara, ëmbëlsirat, lëngjet e frutave, dhe ushqimet e fabrikuara.
Vajrat e perimeve dhe acidet e ngopura
Këto vajra janë shumë të dëmshmme sepse janë tejet të procesuara dhe të mbushura me omega-6 dhe acide të ngopura yndyrore, që shkaktojnë inflamacion. Përpos kësaj, ato shkaktojnë edhe sëmundjet e zemrës.
Konsumimi i vajrave të perimeve mund të krijojë balancë jo të shëndetshëm të omega-6 dhe yndyrnat e omega-3, të cilat duhet të konsumohen vetëm brenda parametrave 1:1.
Perimet
Megjithëse jemi informuar vazhdimisht të përfshijmë perimet në dietat tona të përditshme, është një grup i cili duhet shmangur në rast të dhimbjeve të kyçeve.
Në fakt, një grup që përfshinë patatet, domatet, specat, shkaktojnë ndjeshmëri të kalkitrolit dhe solanit në rast të ndjeshmërisë së organizmit.
Prandaj, është e rëndësishme të shikoni nëse pikërisht këto perime po shkaktojnë dhimbjen tuaj. Për të kuptuar, duhet të ndaloni së konsumuari këto perime për të paktën 3 javë.
Produktet e qumështit:
Numri i personave që konsumojnë produktet në fjalë, çdo ditë e më shumë po rritet. Ajo shkaktohet nga intoleranca e laktozës apo paaftësia e tretjes së sheqerit të qumështit.
Dr.Amy Myers, autore e librit Autoimmune Solutions, sugjeron se proteinat e qumështit kanë efekt negativ si inflamacionin dhe çrregullimin e balancit të trupit. Mund të përdorni qumësht jo-laktik, kur qumështi është 100% natyral nga lopa, delja, apo dhija.
Kur t’i largoni këto ushqime nga tavolina juaj, do të shihni përmirësimin e kyçeve tuaja. Më në fund do të mund të lehtësoni dhimbjen dhe inflamacionin, të harroni varësinë ndaj ilaçeve dhe të rrisni shëndetin e pastër të organizmit. /Gazeta Shneta/