Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK-ja duhet të kërkojë hetim të jashtëm për vdekjet e pacientëve

Lajme 12/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas raportimit në media për vdekjet e dyshimta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, Xheladin Ujkani.

Me anë të një postimi në rrjetin social, ai ka kërkuar që të bëhet një hetim i jashtëm për këto vdekje. Sipas tij, në rrethana të tilla nuk mjafton vetëm raporti i komisioneve të brendshme të formuara nga drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj.

Ujkani me ketë rast e ka dhënë edhe shpjegimin pse duhet të bëhet hetimi i jashtëm.

“E para, për shkakun që bëhet fjalë për raste jo të zakonshme të cilat janë shqetësuese edhe për mua në radhë të parë si qytetar, si pacient, por edhe si profesionist. E dyta, hetimi i jashtëm gjithesesi e ka besueshmerinë më të madhe si nga qytetarët, si nga pacientët, po ashtu edhe nga profesionistët shëndetësorë dhe vet stafi i QKU-së”, ka shkruar Ujkani, transmeton Aktivpress.

Hetimin, siç ka thënë ai, duhet ta kerkojnë institucionet, vet Klinikat e Kirurgjisë dhe drejtori Gjocaj.

Ai e ka përmbyllur statusin e tij në Facebook, duke thënë se nuk beson se bëhet fjalë për lëshime profesionale nga ana e mjekëve.

RTK ka raportuar se në Klinikën e Kirurgjisë, vetëm brenda një dite kanë vdekur katër persona; njëri prej tyre fëmijë.

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur javën që shkoi por e tëra ka kaluar në heshtje derisa nuk u bë publike nga mediat.

Sot, sipas mediumit publik, është mbajtur një takim urgjent ku drejtori i Shërbimit Spitalor, Curr Gjocaj, ka thirrur në takim udhëheqësit e klinikave dhe është marrë vendim të krijohen komisione për të mësuar shkaqet e vdekjes së pacientëve.

Artikulli paraprakNusja që theu traditat e martesës, vishet me fustan të zi në dasëm
Artikulli i rradhës Lufta kundër kancerit të Olivia Newton John

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.