Nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë që do të shtrihen mbi Mesdhe, që në rajonin tonë do të sjellin kushte për përmirësim të motit dhe kthjellime, njofton Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
Temperaturat maksimale të hënën do të jenë të larta me maksimale deri në 30C, e nga dita e martë do të zbresin në 24C, e më pas gradualisht do të rriten deri në 27C. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 12C.
Era do të fryejë nga jugperëndimi mesatare dhe e fuqishme 6-15m/s.
Shtypja atmosferike në fillim të javës do të zbresë dukshëm nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.