Ky është momenti kur loja kukafshehtas përfundon si mos më keq, pasi një 7-vjeçar e gjen veten të ngecur në makinën larëse.
Djaloshi mendoi se kishte gjetur vendin e duhur për t’u fshehur kur hyri brenda makinës larëse, por shumë shpejt zbuloi se ishte një ide e tmerrshme.
Pasi nuk ia doli të dilte vetë nga makina larëse, vendosi të kërkojë ndihmë. Asnjë nga familja nuk arriti që ta nxjerrë, kështu kërkuan ndihmë nga shërbimet e emergjencës.
4 zjarrfikës erdhën në ndihmë të djaloshit, të cilët pasi e lyen me vazelinë, arritën ta nxirrnin nga makina larëse.