Duke qenë prind i ri, është goxha e frikshme të kuptoni se 90% e zhvillimit të trurit, ndodhë gjatë 5 viteve të para të jetës së fëmijës tuaj.
Gjatë këtyre viteve kritike, miliona lidhje të trurit marrin formën e tyre, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Kur të arrihet mosha 7 vjeçare, marrin formë dhe vendosje të përhershme shumica e funksioneve të trurit për të ardhmen si një i rritur. Dhe, padyshim, askush përpos jush, nuk do të ketë ndikim më të madh në jetën e fëmijës tuaj.
Trajnimi i trurit
Është tejet e mrekullueshme të krijoni gjëra rutinore, të cilat fusin në funksion zhvillimin e trurit të fëmijës për një jetë më të lumtur.
Gjëja e parë që duhet ta bëni është më e rëndësishmja: Dhurojini sa më shumë dashuri ta pakusht. Por, për të mos shndërruar fëmijën në një të padëgjueshëm, caktoni limitet dhe një kohësisht dhurojini shumë dashuri.
Rutina
Të ndërtoni një rutinë me fëmijët tuaj, iu ndihmon atyre të ndihen të sigurt. Ata e din çfarë duhet të presin kur të kthehen në shtëpi, dhe përpos kësaj, do të mësojnë se limitet, pritshmërit dhe konsistenca janë thelbësore në jetë.
Si të krijoni rutinën?
Bëjeni sa më të thjeshtë. Luani me një apo dy teknika të ndryshme dhe bëni qejf duke i modifikuar ato herë pas here, në pajtueshmëri me kënaqësitë e fëmijës.
Rutina e mbrëmjes:
Në mbrëmje mund t’u tregoni përralla, sepse inteligjenca merr hap pikërisht në këtë moshë nga vëllimi i përrallave që dëgjojnë.
Rutina e mëngjesit:
Në mëngjes bëni ushtrime fizike me çdo kusht. Në këtë mënyrë, fëmijët do të mësojnë se orët e para të mëngjesit janë të rezervuara për ushtrime. Njëra nga to mund të jetë edhe shetitja përreth lagjes ku jetoni.
Këto janë vetëm disa nga idetë e thjeshta të ofruara nga psikologët australian, për t’iu orientuar paksa në idenë e krijimit të rutinës.
Provoni gjithçka që iu duket e nevojshme për fëmijën që pasi të rritet, të gëzojë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur me plot sukses. /Gazeta Shneta/