Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është armiku i heshtur që po vret 40% të shqiptarëve

Jetë 21/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Statistikat e autoriteteve shëndetësore tregojnë se rreth 40% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni, presioni i lartë i gjakut.

Mjekët e konsiderojnë si një vrasës të heshtur për shkak se nuk ka simptoma të dukshme por shkakton dëmtime të organeve vitale si zemra dhe veshkat. Në poliklinikën nr.3 të specialiteteve, mjekja kardiologe Manjola Liko thotë në një ditë, paraqiten 20-30 pacientë me probleme me tensionin.

“Mosha më e prekur janë ata mbi 50-vjeç, por ne vëmë re edhe një rritje në moshat e reja në kohën e sotme, të cilët shpeshherë vijnë në zyrën tonë dhe nuk e kanë matur kurrë tensionin. Sidomos tani që janë temperaturat e larta, një moment që mund të kenë pasur në rrugë si gjendje të fikti dhe rastësisht kanë matur tensionin në një farmaci. Aty iu ka dalë një presion shumë i lartë dhe i kanë nisur tek kardiologu”, shprehet Manjola Liko.

Hipertensioni nuk duhet të neglizhohet, pasi është një ndër shkaktarët kryesor të sëmundjeve kardiovaskulare, konsideruar nga bluzat e bardha si grup sëmundjesh me mortalitetin më të lartë në vend. “Të gjithë njerëzit të cilët ndjejnë një marrje mendësh apo një dhimbje koke gjëja e parë që duhet të bëjnë është të masin tensionin e gjakut, jo thjesht të drejtohen në farmaci për të marrë ilaç për dhimbje koke të cilat shpeshherë janë shkaktarë të ngritjes së tensionit”, thote Liko, shkruan Oranews.

Shkaqet e hipertensionit dhe në tërësi më sëmundjet kardiake lidhen me situata stresuese, përjetim të emocioneve të forta dhe te shpeshta, jeta sedentare, mungesa e aktiviteteve fizike. Ndërsa aktualisht me rritjen e temperaturave pacientët që vuajnë nga tensioni dhe sëmundjet e zemrës duhet të tregojnë një kujdes të shtuar ndaj shëndetit të tyre.

Artikulli paraprakSapo ta lexoni këtë, nuk do ta lejoni më fëmijën tuaj t’i fusë gishtat në hundë
Artikulli i rradhës Gratë me këtë formë trupi, janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.