Në mëngjesin e së mërkurës Qendra e Mjekisë Familjare në Ulpianë ka qenë e hapur pa asnjë mjek.
Si rezultat i dhembjeve të mëdha në stomak, E.L kishte shkuar në Shtëpinë e shëndetit në Ulpianë rreth orës 5 të mëngjesit.
Me të hyrë në oborrin e QMF-së kishte parë se hyrja nga merren shërbimet prej mjekut të përgjithshëm ishte mbyllur.
Derën hapur e kishte gjetur nga hyrja tjetër, ku merren shërbimet e stomatologjisë, të gjinekologjisë dhe analizave. Por, edhe në këtë anë të gjitha dyert i kishte gjetur të mbyllura, shkruan lajmi.net.
Në mes dhembjesh, kishte vendosur të shkonte në emergjencën e QKUK-së.
“Shkova në këtë QMF pasi që këtu kontrollohem çdo herë, mjeket janë të mira. Para mëngjesit pata dhembje në stomak dhe shpinë dhe pasi nuk më kaluan për rreth gjysh ore, vendosa të shkoj te mjeku. Njëra hyrje e objektit ishte e mbyllur, ishte e hapur vetëm njëra, por nuk ishte askush brenda. Nuk pati as roje jashtë. Nga jashtë shihej dita ndez në njërën nga dhomat e stomatologjisë në katin e dytë, ndoshta aty ka qenë dikush, por me siguri në gjumë. Andaj, vendosa të shkojë në emergjencë”, tha E.L.