Nëse jeni shtatzënë apo prisni që së shpejti të sillni në jetë beben tuaj, me siguri jeni në dijeni rreth faktit se një ndryshim shumë i madhë ndodhë në trupin tuaj, në momentin që bebja kalon nga mitra juaj, për në krahët tuaj.
A e keni vrarë mendjën ndonjë herë se çfarë i ndodhi trurit tuaj menjëherë pas lindjes? Është tejet fasionuese të dini që truri i femrës është dizajnuar në atë mënyrë, për të ndryshuar pikërisht në sekondin e parë të lindjes, vetëm për t’i ndihmuar nënës të mbrojë beben e saj të posalindur, shkruan Romper, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët thonë se edhe përpara se nëna të lindë foshnjen, ky proces fillon të zhvillohet. Gradualisht, gjatë shtatzënisë, e gjithë struktura kryesore e trurit të nënës ngacmohet nga receptorët.
Materia gri bëhet më e koncentruar, aktiviteti rritet në regjione që kontrollojnë emocionet si simpatia, dhembshuria, ankthi dhe ndërlidhja sociale.
Në nivel shumë më të lartë sesa tek njeriu në gjendje të rregullt, këto ndryshime të ngacmuara nga hormonet gjatë shtatzënisë dhe në periudhën e lehonisë, ndihmojnë nënën e re të kuptoj dhe të lidhet me beben e saj.
Për ndryshe, diçka që do t’iu mahnitë edhe më shumë është ndryshimi i veçantë që ndodhë në orët dhe ditët e para pas lindjes.
Sipas studiuesve, truri i nënës fillon të prodhojë nivele më të larta të hormonit Oksitocin, i cili është i njohur si hormoni i dashurisë, që nënkupton se dashuria e nënës për beben arrinë kulminacionin në orët gjatë lindjes. /Gazeta Shneta/