Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Imunoterapia, metoda më e re për luftimin e kancerit

Jetë 28/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Imunoterapia është një nga mënyrat më të reja me të cilën mjekësia po përpiqet të luftojë kancerin.

Imunoterapia është një metodë që e ndihmon pacientin të luftojë kancerin përmes sistemit të mbrojtjes natyrore të trupit.

Kjo metodë është shpresë-dhënëse dhe ka dhënë rezultate, por nuk është funksionale për të gjithë.

Kur Dennis Lyon shkoi në Qendrën për Kancerin në Universitetin e San Diegos të Kalifornisë, kanceri i tij i lëkurës kishte ndryshuar formë me dhjetra herë.

“Erdha këtu, pasi kisha shkuar në disa qendra kryesore të kancerit në vend. Kisha një lloj shumë të rrallë të kancerit të lëkurës që quhet karcinoma e qelizave bazë dhe shumica e tyre nuk më ofruan shumë përsa i përket mënyrës së trajtimit.”

Dy muaj më vonë, ai ishte në një gjendje krejt tjetër.

“Nuk kam patur tumore të reja për disa muaj dhe çdo tumor që kam patur më është zvogëluar ose është zhdukur në disa raste.”

Lyon është një nga pak pacientët e paktë me fat që e kanë luftuar kancerin duke marrë një mjekim që aktivizon sistemin imunitar për të luftuar sëmundjen.

“Ideja bazë që kanë të gjitha këto qasje të ndryshme në imunoterapi është riaktivizimi i sistemit imunitar të pacientit për të luftuar kancerin”, thotë mjekja Razelle Kurzrock.

Ilaçi zbulon qelizat kanceroze që mund t’u fshihen antitrupave që njihen si qelizat T, të cilat luftojnë sëmundjen.

“Tumori gjen një mënyrë për ta çaktivizuar sistemin imunitar dhe ilaçi nuk e lejon këtë,” thotë mjekja.

Kur qelizat T shohin një qelizë kanceroze, ato e sulmojnë. Por kjo nuk funksionon për të gjithë.

“Gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit, kemi ndjekur prezantimin e këtyre ilaçeve në klinika mjekësore dhe kemi vërejtur ndryshim në jetët e disa pacientëve. Do ta theksoja të ‘disa pacientë’ pasi ende nuk janë shumica e tyre. Fatkeqësisht vetëm një pjesë e vogël e pacientëve reagon ndaj imunoterapisë”, thotë mjeku Len Lichtenfeld me Shoqatën Amerikane të Kancerit.

Ilaçet janë të shtrenjta dhe shkaktojnë disa efekte anësore. Në disa raste, ato mund të bëjnë që kanceri të rritet jashtë kontrollit, ose mund t’i nxisin qelizat T të sulmojnë pa dallim edhe qelizat e shëndetshme.

“Kur heqim frenat që ka vendosur kanceri, sistemi imunitar hidhet në sulm kundër kancerit, por ndoshta edhe kundër diçkaje tjetër në të njëjtën kohë.

Mjekët në spitalin e Universitetit të San Diegos po krijojnë harta gjenetike të kancereve të ndryshëm për të parë sesi ato reagojnë ndaj ilaçeve të imunoterapisë. Kjo mund të çojë në krijimin e ilaçeve që do të venë në shënjestër kancere specifikë.

Artikulli paraprakMoti me vranësira deri në fundjavë, këto janë temperaturat
Artikulli i rradhës Ami shfaqet për herë të parë pas lajmit të shtatzënisë, shikoni si duket (Foto)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.