Molly Lensing ishte duke u kthyer për në shtëpi pasi vizitoi familjen e saj me vajzën 2 muajshe Anastasia.
“Kishim fatin e keq që u gjendëm në kohën kur kompjuteri u prish”, ka deklaruar ajo, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo kishte kaluar më shumë se 20 orë nëpër aeroporte.
“E kam mbajtur Anastasin për orë të tëra. Më në fund krahët e mi u lodhën shumë. Ajo kishte nevojë të shtrihej”, deklaroi nëna.
Ajo e vendosi vajzën në një batanije në dysheme dhe kontaktoi me familjen për t’i njoftuar se ku gjendet, pasi ata ishin shqetësuar shumë.
Molly është shprehur shumë e shqetësuar për privatësinë e saj, pasi fotografia u shpërnda nëpër rrjetet sociale.
Megjithatë tha se nuk shqetësohet për komentet e njerëzve. /Gazeta Shneta/



