Në vitin 1997, Julie Kemp po e ngiste makinën duke shkuar për në shtëpi nga kisha me burrin e saj Andy dhe djalin e tyre tetë-vjeçar Landon, kur vetura e tyre u shtyp në një aksident të tmerrshëm. Babai i Landon vdiq në vendin e ngjarjes.
Vetura ishte aq shumë e shkatërruar sa që ekipeve të emergjencës as që u shkonte ndër mend se Landon ishte në makinë, përcjell Telegrafi.
Por sapo panë sandalen e humbur, ata e kuptuan se një fëmijë ishte diku brenda. Kur ata e larguan trupin e Landonit nga pjesa e prapme e automjetit, ai ishte i vdekur.
Mjekët në një nga Qendrat Mjekësore të Karolinës së Veriut, i thanë Julies se me gjasë ai nuk do të mbijetojë, por pas dy javësh në koma, Landon mrekullisht u zgjua. Gjithkush ishte i tronditur kur zbuluan se ai nuk kishte asnjë gjurmë të dëmtimit të trurit.
Në vend të kësaj, Landon kishte për të treguar një histori të pabesueshme për përvojën e tij në jetën e përtejme.
Derisa Julie kishte ngurruar t’i tregonte atij se babai i tij tashmë ishte i vdekur, nuk mund ta besonte kur e dëgjoi Landonin duke i thënë asaj: “Unë e pashë atë në qiell”.
Landon gjithashtu pohon gjithashtu se ai e pa shokun Andy, i cili ndërroi jetë më pak se një muaj para tij, edhe ai në një aksident me makinë.
“Asnjëri prej nesh nuk i thamë ndonjë fjalë tjetrit, vetëm qëndruam aty”, ka thënë Landon.
Por pjesa më e pabesueshme e tregimit të Landon është kur ai shikoi gjatë në nënën e tij dhe i tha: “Ndërkohë, kam harruar të ju them. I pashë dy fëmijët tuaj të tjerë”.
Në fillim, Julie nuk kishte asnjë ide se çfarë ishte duke folur djali i saj. Pastaj ajo e kuptoi se çfarë donte të thoshte.
Ajo tregon se kishte bërë dy abortime, para se Landon të kishte lindur, për të cilat thotë se Landon nuk e kishte ditur.