Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandali me fëmijët me aftësi të kufizuara, nëna tmerrohet nga dhuna

Jetë 11/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

>E ëma e njërit prej fëmijëve tregon tmerrin që përjetuan kur panë sesi dhunoheshin nxënësit në shkollën ku mësonte fëmija i tyre. “Familjarët, pas asaj që panë në Fiks Fare, më thonë të mos e çojmë më fëmijën në shkollë”, shprehet ajo.

Një ditë pas trasmetimit të skandalit të dhunës që ushtronin mësuesit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollën Speciale Luigj Gurakuqi, ka pasur reagime të shumta nga mediat, prindërit dhe Ministria e Arsimit.

Prindi i njërit prej fëmijëve të kësaj shkolle ju drejtua Fiksit për ta falënderuar për gjithë të vërtetën që nxori në pah. Ajo tregoi se e kishte vënë re shenja agresiviteti tek mësuesit, por nuk besonte që gjërat të arrinin deri në dhunë fizike. ” U tmerruam nga pamjet që pamë mbrëmë në emisionin Fiks Fare, ishin të tmerrshme!
Fëmijët e mi vetëm qanin kur shikonin se çfarë bëhej aty” tregon zonja me lot në sy.

Ajo thotë se e ka ngritur zërin për mësues ndihmës, por asgjë nuk është bërë, këtë gjë ja ka thënë drejtorit dhe nëndrejtoreshës. “Disa herë i kam thënë drejtorit për mësues ndihmës, por asgjë nuk është bërë. Familjarët e mi pas asaj që panë mbrëmë më thonë të mos e dërgojmë më djalin aty”, shprehet e shqetësuar e ëma e 10 vjeçarit.

Kërkesa e vetme e saj është që këta fëmijë të trajtohen me dashuri nga mësuesit “Këta fëmijë janë bekimi më i madh për ne, janë dhurata më e bukur që na ka bërë Zoti. Falënderojmë me shpirt emisionin Fiks Fare që po bën diçka për ne” mbyll shqetësimin prindi.

Pas pamjeve të transmetuara në Fiks Fare, Ministria e Arsimit ngriti një grup inspektimi pranë këtij institucioni dhe pezulloi mësuesit që shfaqeshin duke ushtruar dhunë në shkollë.

/ Top Channel

Artikulli paraprakAskush nuk po e njeh Ibrahim Tatlises, ja sa shumë është plakur
Artikulli i rradhës Rritja abnormale e sasisë së lëngut amniotik, rrezik për foshnjën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.