Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, për dy ditë radhazi nënat kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë.
Katër është numri i nënave që kanë lindur 8 fëmijë në dy ditë, shkruan Gazeta Shneta.
Në 24 orët e fundit në Gjinekologji janë kryer gjithsej 33 lindje.
Sipas gjinisë, në raportin e klinikës janë regjistruar 23 djem dhe 12 vajza.
Me operacion cezarian kanë lindur 14 nëna dhe po aq është numri i grave që kanë lindur për herë të parë. /Gazeta Shneta/