Një lajm i mirë për çdo prind. Shtrati i ri për fëmijë synon t’u mësojë shumë gjëra prindërve për foshnjat e tyre dhe të bëhet “anëtar i familjes”.
SNOO quhet shtrati i cili mendohet të jetë shtrati më i zgjuar dhe në të njëjtën kohë më i sigurtë për fëmijët, shkruan Businessinsider, transmeton Gazeta Shneta.
Idea për krijimin e një shtrati të tillë ishte e pediatrit Harvey Karp, përderisa është projektuar nga inxhinierët e trajnuar në MIT Media Lab, ndërsa është dizajnuar nga Silicon Valley.
SNOO lëshon një zhurmë të ëmbël dhe bënë disa lëvizje për të përshtatur mjedisin për të porsalindurit. /Gazeta Shneta/