Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta mbroni nga infeksionet lëkurën e ndjeshme të bebes

Jetë 16/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëkura e fëmijëve, në veçanti e të porsalindurve, dallon në masë të madhe nga lëkura e të rriturve, si në aspekt fiziologjik po ashtu edhe në aspekt histologjik.

Është më e hollë, ka më pak qime, më pak keratinë dhe është më e lëshueshme për substanca të ndryshme. Gjëndrat e djersës janë në numër të madh, dhe kanë funksion më të dobët, sidomos në javët e para të jetës, kështu që nuk mund të rregullohet temperatura me anë të djersitjes.

Gjëndrat dhjamore janë po ashtu të pazhvilluara në muajin e parë të jetës.

Krahas këtyre, lëkura e foshnjës nga infeksionet mbrohet me anë të shumë faktorëve të barrierës së shtresës keratite, me deskuamimin e vazhdueshëm me anë të të cilit i largon në mënyrë mekanike mikroorganizmat, me anë të aciditetit të sipërfaqes së saj, ku pH është më e vogël në sipërfaqet e lëmuara, dhe më e lartë në vendet e rrudhosura.

Preparatet për pastrimin e lëkurës së fëmijës kanë për qëllim largimin e papastërtisë dhe sekreteve të prodhuara nga organizmi, largimin e mikroorganizmave patogjenë dhe mbetjeve të preparateve kozmetike mbi sipërfaqen e lëkurës.

Më parë ka ekzistuar qëndrimi tradicional se foshnjat duhet të lahen çdo ditë. Mirëpo, tani prindërve u rekomandohet që çdo ditë të pastrojnë vetëm vendet intime të foshnjës ndërsa lëkura të fshihet me pelenë të njomë ose peshqir.

Pas larjes, domosdoshmërish foshnja duhet të lyhet me ndonjë preparat hidratues (më së shpeshti qumësht). Preparatet për kujdesin ndaj lëkurës së fëmijës i sigurojnë lëkurës sasinë e mjaftueshme të lipoideve të cilat largohen gjatë larjes, e mbajnë lëkurën të njomë, zvogëlojnë ngjitjen dhe mbrojnë nga papastërtia. Këto preparate mbrojtëse mund ta mbrojnë lëkurën e foshnjës nga veprimi i urinës dhe recesit, nga ndikimi i dëmshëm i diellit, si edhe nga pickimi i insekteve.

Kujdesi ndaj lëkurës së fëmijës duhet të bëhet me preparate të cilat i përshtaten moshës. Në kohën moderne preparatet mbrojtës për fëmijët janë të prodhuara në mënyrë shumë të kujdesshme duke pasur parasysh ndjeshmërinë e lëkurës së fëmijës, si dhe duke pasur për bazë principet e kujdesit ndaj foshnjave: pastrim dhe mbrojtje.

Artikulli paraprakA do të vazhdojë moti i mirë edhe këtë javë
Artikulli i rradhës Nëna shtatzënë, pse ju shkelmon foshnja juaj në bark

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.