Mjeku Shigeaki Honohara i cili ka jetuar 105 vjet, asnjëherë nuk ka besuar që për një jetë të gjatë ndikon aq shumë ushqimi i shëndetshëm.
Ai vlerësohet se është meritor për jetën e gjatë të japonezëve, sepse me këshillat e tij kombi ka arrit të jetoj i lumtur dhe shëndetshëm.
Ka ndërruar jetë me 18 korrik të vitit 2017, ndërsa botës i ka lënë disa sekrete për të jetuar gjatë.
Honohara e ka ndihmuar edhe sistemit shëndetësor. Dera pak para vdekjes mjeku Honohara ka punuar në spital, i ka shëruar pacientët dhe iu ka ligjëruar studentëve në fakultet, transmeton gazetametro.net
Rregullat e Honoharas:
Energjia vjen nga ajo që ne ndihemi mirë, e jo nga të ushqyerit shëndetshëm dhe fjetja e bollshme
“Të gjithëve na kujtohet se kur kemi qenë fëmijë, nga kënaqësia e lojës shpesh herë kemi harruar të hamë dhe të flemë. Besoj që mund ta mbajmë të njëjtin qëndrim edhe tani kurrë jemi të rritur- më mirë është që të mos e lodhim trupin me rregulla të tepruara, siç janë ushqimi dhe të fjeturit”, shpjegon mjeku Honohara.
Kemi kujdes në mbipeshë!
Mjeku vazhdimisht e ka theksuar që të 100-at i arrijnë vetëm ata që nuk kanë kilogramë të tepërta, dhe për këtë arsye duhet ta ruajnë peshën e tyre dhe kondicionin. Nuk duhet të ngarkoheni me ushqim, të mbani kontroll të mos e teproni.
Ai për shembull për mëngjes ka pirë një filxhan kafe, një qumësht, një gotë lëng portokalli dhe një lugë vaj ulliri. Ka besuar se ky vaj është i përkryer për enët e gjakut dhe lëkurën. Për drek ka pirë një gotë qumësht me biskota ose kur ka qenë i nxënë me punë edhe ka kapërcyer drekën. Për darkë ai ka ngrënë perime me peshk dhe byrek, ndërsa dy herë në javë për darkë ka ngrënë mish viçi.
Bëni plane më herët
Mjeku Honohara ka pasur të mbushur planin e punëve edhe për vitin e ardhshëm, ndërsa më shumë ka planifikuar për të ardhmen. Pra, siç tha ai, ishte shumë i dhënë pas Olimpiadës në Tokio 2020. Gjërat e tij dhe planet për të ardhmen flasin se sa optimist ka qenë, që është një ndër gjërat kryesore për një jetë të gjatë.
Nuk keni nevojë të shkoni në pension nëse nuk doni!
“Mbas moshës 65 vjeçe kam filluar si vullnetar. Mbaj mësim dhe i vizitoj pacientët, nganjëherë nga 18 orë në ditë, dhe kënaqem në çdo minutë të punës time”, ka treguar 105 vjeçi. Nëse dikush dëshiron të vazhdoj punë le ta vazhdoj, nëse nuk duan, le të shkojnë në pension dhe lë të planifikojnë dhe të përkushtohen në atë që duan ta bëjnë.
Ndajeni dijen dhe aftësitë që keni me të tjerët
Hinohara në vjet ka mbajtur diku 150 ligjërata. Ju ka ligjëruar të gjithëve- nga fëmijët në shkollë e deri te biznesmenët dhe mjekët. Gjithmonë ka qëndruar në këmbë përderisa ka ligjëruar, ndërsa ligjërata nganjëherë i kanë zgjatur deri në 90 minuta. E ka pasur zakon të tregoj se si qëndrimi në këmbë e bën gjithnjë e më të fortë.
Mos i besoni çdo fjale që ju thotë mjeku
Mjeku Hinohara ka menduar që mjekët nuk mund të shërojnë çdo sëmundje dhe çdo pacient. Iu ka preferuar njerëzve që kur mjeku të iu jep ndonjë terapi apo ndonjë kontroll, ta pyesni mjekun se a do t’ua kishte dhënë të njëjtën gjë edhe fqinjëve tuaj. Nëse përgjigja do të ishte negative atëherë pse duhet pasur stres dhe vuajtje të panevojshme? Ai ka besuar që muzika dhe kafshën kanë më shumë ndikim në shërim se sa medicina mendon.
Gjithmonë ngjituni shkallëve dhe mbani vet bagazhin tuaj
Nëse doni të mbeteni të shëndetshëm dhe vital, atëherë harrojeni ashensorin. Gjithmonë dhe në çdo vend përdorni shkallët dhe mundohuni që bagazhin tuaj ta mbaj vet. Hinohara gjithmonë është ngjitur shkallëve, edhe atë ka shkelur në çdo të dytën shkallë. Ecja dhe shkallët janë ushtrimi i çdo ditshëm për zemrën dhe trupin tuaj.
Inspirohuni çdo ditë, gjejeni frymëzimin tuaj
Lexoni, gjeni shkrimet e shkrimtarëve që ju inspirojnë. Ashtu ka veprua edhe mjeku legjendar. Për të më inspiruese ka qenë poema e Abt Vogler e Robert Broening. Mos e kërkoni inspirimin vetëm në libra. Dëgjoni muzikë, kënaquni në artin pamor, shëtitni nëpër natyrë…
Dhimbja është misterioze
Mënyra më e mirë për ta kaluar dhimbjen është argëtimi. Kur një fëmijë lëndohet, do të qajë deri sa vëmendjen t’ia merr diçka tjetër. Atëherë harrohet dhimbja. Kështu duhet të bëjnë edhe njerëzit e rritur. Dhimbja duhet të mbytet me argëtim. Ka menduar që në spitale duhet të sjellin qen dhe kafshë të tjera, gjithashtu edhe muzikë, të cilat do të ju ndihmonin pacientëve që të shëroheshim më shpejtë.
Mos grumbulloni gjëra material
“Mos e harxhoni jetën duke mbledhur gjëra material, sepse edhe ashtu asgjë nuk do të merrni me vete kur të ndërroni jetë”, ka thënë shumë qartë Hinohara në fund të 10 principeve të arta ./gazetametro.net