Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka përfunduar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, e cila kishte mbajtur dy koncerte, siç duket ka pasur probleme me kordat e zërit.
Me anë të një postimi në ‘Instastory’ Bebe njofton fansat se ndihet e shkatërruar duke dhënë lajmin e hidhur që s’mund të performojë për ta.
“Jam kaq e mërzitur t’ju njoftoj se doktori më ka vënë në regjim të rreptë vokali. Nuk do mundem të performoj sonte për ju San Diego. Ju premtoj që do e shlyej këtë me diçka të madhe”, shkruan Bebe.